Shkollat në pikëpyetje, sipas studimit klasat janë rrezik për përhapjen e Covid-19

Fëmijët,edhe në rastet kur janë asimptomatikë, mund të jenë transmetues të koronavirusit.Ky është rezultati i analizimit të të dhënave pas infektimit të më shumë se 200adoleshentëve brenda natës në një kamp në  Georgia. Ky pretendim bie ndesh me një numër studimesh të mëparshme kutheksohet se fëmijët e transmetojnë më pak virusin.

Një raport i Qendrës Amerikane për Kontrollindhe Parandalimin e Sëmundjeve evidenton se koronavirusi përbën një rrezik realnë mjediset shkollore.

Të dhënat u analizuan pas shpërthimeve të infeksionitnë një kamp veror në  Georgia, në SHBA.

Sipas studimit, fëmijët – madje edhe rastetasimptomatike – mund të luajnë një rol të rëndësishëm në transmetimin eCovid-19.

Zbulimi vjen pas një raporti zyrtar tëinfektimit brenda natës të më shumë se 200 adoleshentëve që morën pjesë në njëkamp veror në  Georgia.

Ky pretendim, bie ndesh me një numër studimeshtë mëparshme ku theksohet se fëmijët e transmetojnë më rrallë virusin, midistyre ose njerëzve të tjerë.

Për këtë arsye autoritetet amerikane kanënënvizuar rreziqet e rihapjes së shkollës.

260 punonjës në një nga rrethet më të mëdha tëshkollave të  Georgias u ndaluan të hynin në këtoinstitucione për të planifikuar rihapjen për shkak të kontakteve me individë tëinfektuar.