Pandemia ende s'ka mbaruar, përse një valë e dytë nuk mund të ekzistojë
Mjekë dhe profesorë të ndryshëm janë shprehur në një artikull për "The Guardian" se një valë e dytë e pandemisë së COVID-19 mund të mos ekzistojë. Sipas tyre vala e dytë e virusit është thjesht përhapje paniku, ata shtojnë se virusi është akoma mes nesh, është "një dallgë e madhe" dhe nuk ka ikur, prandaj nuk ka sens të flasim për një rikthim dhe valë të dytë.
“Vala e dytë nuk është një term që ne do të përdorim, nëepidemiologji në kohën e tanishme, pasi virusi nuk është zhdukur, është nëpopullatën tonë, është përhapur në 188 vende deri më tani, dhe ajo çfarë shohimtani është kthim i lokalizuar i një numri të madh rastesh”-shprehet LindaBauld, profesore e shëndetit publik në Universitetin e Edinburgh.
Tom Frieden, ish-drejtori i Qendrave të SHBA për Kontrolline Sëmundjeve, ka të njëjtin mendim me ata që shprehen se ky koncept është ipadobishëm, duke nënkuptuar se koronavirusi do të jetë njësoj si epidemia e gripit.
Sipas Keith Neal, profesor i njohur në epidemologjinë e sëmundjeveinfektive në Universitetin e Nottingham, tha se termi "Valë e dytë" ështëbërë një term mediatik. Ai del kundër kësaj pasi sipas tij është thjesht njëterminologji e paqartë.
Disa njerëz mund t'iquajnë këto valë, por nëse ato ndodhin, ne po shohim dhjetëra valë. Edhe nëAustrali ka qartazi një përmbysje, sëmundja ishte në nivele të ulëta në fillim,kështu që është një terminologji e paqartë”, shprehet Ketih Neal.
Shumë studiues të njohur të ekonomisë janë shprehur se njëizolim i dytë do të ishtë shkatërrues për ekonominë e të gjitha vëndeve. Gjithashtu edhe shumë mjekë kanë folur mbi këtëfakt duke thënë se një izolim i dytë nuk është i nevojshëm.