Ministria e Shëndetësisë sqaron nëse nëna me Covid-19 mund të ushqejë fëmijën me gji
Në javën botërore të ushqyerjes me gji, Ministria e Shëndetësisë ka bërë një sqarim për nënat e infektuara duke publikuar disa këshilla se si duhet të veprojnë ato gjatë ushqyerjes me gji të fëmijës.
“Javabotërore e ushqyerjes me gji. Ushqyerja me gji përmirëson mbijetesën efoshnjës, siguron shëndet gjatë gjithë jetës dhe ka avantazhe të padiskutueshmenë zhvillimin e fëmijës. Ushqyerja me gji përmirëson gjithashtu shëndetin enënave duke i mbrojtur ato nga disa semundje.
Gratë me COVID-19 gjithashtu mund të ushqejnë foshnjat me gji.
Ato duhet:
-Të lajnë duart shpesh me ujë e sapun ose t’i dezinfektojnëato me pastrues duarsh me bazë alkooli;
-Të mbajnë maskë gjatë çdo kontakti me beben;
-Të teshtijnë apo kolliten në një shamiletre higjenike njëpërdorimshe;
-Të pastrojnë dhe dezinfektojnë rregullishtsipërfaqet e prekura.
Nuk duhet shmangur ose ndaluar ushqyerjen me gji, ndaj njëgrua me COVID-19 duhet të mbështetet për:
-Ushqyerjen e sigurt me gji
-Mbajtjen e të porsalindurit të saj në kontakt me lëkurën
-Mbajtjen e fëmijës afër saj në të njëjtën dhomë”, thotë MSH.
https://www.facebook.com/MinistriaeShendetesisedheMbrojtjesSociale/posts/2952831791494545