OBSH: Zelanda e Re shembull global, për mposhtjen e Covid-19 duhet udhëheqje e fortë
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka deklaruar se udhëheqësite shteteve që kanë marrë masa të forta dhe bindin qytetarët e tyre t’i respektojnëato, do kenë sukses në mposhtjen e koronavirusit.
Drejtori i Përgjithshëm i OBSH-së Tedros AdhanomGhebreyesus në një deklaratë ka shprehur se vetëm disa rajone të ndryshme tëbotës, kanë qenë të gjendje të venë nën kontroll përhapjen e virusit që herët,duke përmendur Zeilandën e Re si shembull global.
“Zelanda e Reshihet si një shembull global. Gjatë fundjavës, Kryeministrja Jacinda Ardernshënoi 100 ditë pa asnjë rast, ndërsa theksoi nevojën për të qenë tëkujdesshëm. Ruanda ka bërë përparim falë një kombinimi të ngjashëm tëudhëheqjes së fortë, kujdesit shëndetësor universal, punonjësve shëndetësorë tëmbështetur mirë dhe komunikimit të qartë të zyrtarëve të shëndetit publik.
Investoni në elementet thelbësorë të shëndetit publik dhe ne mund të shpëtojmë jetët e njerëzve dhe jetesën e tyre. Vendet që e kanë bërë këtë me sukses po përdorin një qasje që merr parasysh nivelin e rrezikshmërisë për të rihapur segmentet e ndryshme të shoqërisë, përfshirë shkollat. Dhe, ndërsa e bëjnë këtë, ata duhet të vazhdojnë të jenë vigjilentë për zonat e mundshme të nxehta të virusit", është shprehur ai.
