Koronavirusi në zonat me ajër të ndotur është më i rrezikshëm, mbijeton disa ditë

Njerëzit ka më shumë të ngjarë të kapin Covid-19 nëzonat me ndotje të lartë të ajrit sepse lëndët e grimcave mund të"mbartin" viruset, thonë shkencëtarët

Njerëzit kanë më shumë të ngjarë të infektohen nga Covid-19në zonat me ndotje të lartë të ajrit sepse grimcat mund të mbajnë mjaftueshëm virusin,kanë deklaruar shkencëtarët.

Të dhënat tregojnë se Londra, Birmingham, Neë York,LA, qyteti i Meksikës, Delhi të gjithë kanë nivele të larta ndotjeje dhe janëmposhtur nga Covid-19.

Studiuesit ndërkombëtarë të udhëhequr ngaUniversiteti Mjekësor Taipei në Tajvan kanë pohuar se ndotja luan një rol tëdrejtpërdrejtë në përhapjen e sëmundjes.

Viruset mund të përthithen nga lëndë grimcash - tëprodhuara kryesisht nga gazrat e makinave apo nga punimet në ndërtim dhe më pasudhëtojnë ose qëndrojnë në ajër për orë ose edhe ditë para se të thithen ngadikush, janë shprehur ata.

Kjo sugjeron se njerëzit mund ta thithin koronavirusinnga grimcat e vogla të ajrit.

Për më tepër, provat kanë gjetur se materia egrimcave mund t'i bëjë qelizat në mushkëri më të ndjeshme ndaj koronavirusit,duke rritur rrezikun që dikush të sëmuret keq.

Deri më tani, zyrtarët shëndetësorë kanë thënë qëkoronavirusi është përhapur kryesisht nga pikat e mëdha të frymëmarrjes të dalanga kollitja ose teshtitja. Por provat e reja sugjerojnë që transmetimi ngaajri gjithashtu luan një rol të rëndësishëm .

Shkencëtarët u shprehën se viruset mund tëpërvetësohen nga lëndë grimcash (PM) dhe të mbeten në ajri për orë ose ditë tëtëra. Grimcat e vogla më pas mund të thithen thellë në mushkëri, ku virusifillon të përhapet.

Studime të ndryshme në Itali kanë treguar se vendeqë kanë qenë më të goditurat nga Covid-19, janë vendet që kanë ndotje tëkonsiderueshme.

Lombardia në veri të Italisë ka shumë fabrika,trafik të rënduar dhe është rrethuar me male që parandalojnë qarkullimin eajrit.