Shkencëtarët: Konsumimi i orizit mund të rrisë rrezikun për vdekjen nga sëmundjet e zemrës
Shkencëtarët kanë zbuluar se konsumimi i tepërt iorizit rrit rrezikun e vdekjes nga sëmundjet e zemrës për shkak të arsenikut qëndodh natyrshëm në të korrat.
Kimikati grumbullohet natyrshëm në të korra dhe kaqenë i lidhur vazhdimisht me sëmundje të ndryshme, si kanceri dhe sëmundjet e mëlçisë.Në raste serioze, mund të shkaktojë dhe vdekje.
Orizi është një element i dietave në të gjithë botëndhe pwrdret nga miliona njerëz në vendet në zhvillim për të siguruar kalori dhelëndë ushqyese të vlefshme.
Në nivel global, është vlerësuar se arseniku në orizështë fajtor për mbi 50,000 vdekje të parakohshme të shmangshme në vit. Arsenikuështë një lëndë natyrale që gjendet edhe në ujë, edhe në tokë, gjithashtu vjenedhe si pasojë e ndotjeve të mjedisit. Ndërkohë që shumë ushqime që ne përdorimpërmbajnë arsenik (të tilla si, lëngu i mollës, birra apo pula) më shqetësuespër ne është orizi, pasi koncentrimi i arsenikut në të është më i lartë përvetë faktin që orizi e absorbon më lehtë sesa ushqimet e tjera.
Studiuesit në universitetet e Manchester dhe Salfordstudiuan konsumin e orizit në Angli dhe Uells dhe përhapjen e sëmundjevekardiovaskulare të shkaktuara nga ekspozimi i arsenikut.
Profesori David Polya nga Universiteti iMançesterit, bashkëautor i studimit, është shprehur: 'Studimi ka zbuluar se 25përqind e njerëzve që konsumojnë orizin në Angli dhe Uell, kanë rrezik tëvdesin nga problemet kardiovaskulare për shkak të ekspozimit të arsenikut nëtru.
Studiuesit thonë se studimi i tyre është i kufizuar dhese janë të nevojshme hetimet më të specializuara për ta konfirmuar këtë gjë.
Ata gjithashtu thonë se njerëzit nuk duhet tëshmangin ngrënien e orizit, pasi ofron shumë përfitime shëndetësore për shkaktë përmbajtjes së lartë të fibrave.
Njerëzit duhet të marrin në konsideratë zgjedhjen evarieteteve të orizit të cilat janë të ulta në nivele arseniku, siç janëbasmati, sesa drithërat.
Ky zbulim është botuar në revistën Science of theTotal Environment.