Mjeku shqiptar ngre shqetësimin: Testet e Covid-19 japin rezultate fals
Mjeku i njohur Erion Dasho ka bërë një postim në “Facebook”, ku ngre disa shqetësime në lidhje me situatën e koronavirusit. Ai është shprehur se në spitale ka më shumë pacientë të cilët janë të dyshuar si të infektuar sesa pacientë të diagnostifikuar me Covid-19.
Madje ai ka përmendur edhe faktin se ekspertët pohojnë se testet që bëhen për të zbuluar nëse një person është i infektuar apo jo, kanë cilësi të dobët dhe japin rezultate fals, më shumë dalin rezultate negative.
Postimii plotë:
Është shqetësues fakti se në dy spitaletku trajtohen pacientë të prekur nga COVID, ka më shumë pacientë "tëdyshuar" me COVID se sa pacientë të diagnostikuar.
Njënga maksimat e para që na kanë mësuar profesorët në fakultet ka qënë se"pa diagnozë, nuk ka mjekim". Kuptohet se paqartësia në vendosjen ediagnozës së COVID, e cënon procesin e përkujdesjes për shëndetin dhe jetën epacientëve.
Përveçimplikimeve për shëndetin e pacientëve, situata ka implikime edhe për shëndetinpublik si në nivel individi, ashtu edhe në nivel popullate.
Nënivel individi, nuk dihet në se, pas shërimit, këta persona e kanë kaluar apojo COVID-in gjë që ka rëndësi për strategjitë parandaluese në të ardhmen.
Nënivel komuniteti apo popullate, njohja e statusit lidhur me COVID tek këtapacientë ka rëndësi për të vlerësuar përhapjen e COVID në popullatë dheorientuar gjurmimin.
Shumëekspertë jashtë qeverisë kanë fajësuar Ministrinë për cilësinë e dobët të testeve.Ata kanë argumentuar se testet me besueshmëri të ulët kanë sjellë në pikën kurtestimi nxjerr më tepër fals negativë (persona të prekur nga COVID që testi nuki identifikon dot) se sa realisht pozitivë (persona të prekur që testi iidentifikon si të tillë).
Ditëte fundit kanë qarkulluar edhe idetë se pacientët janë paraqitur me shumë vonesëpranë spitaleve COVID, kur virusi ka "migruar" tashmë nga fyti (atyku e identifikon testi i tamponit) drejt mushkërive.
Nëtë dy rastet është e pakuptueshme se përse nuk përdoret testi i antitrupave icili ka shumë gjasa të identifikojë antitrupa IgM duke nisur nga fundi i javëssë parë të sëmundjes, atëherë kur edhe mendohet se mund të jetë negativizuartamponi.
ËSHTË KOHA QË TË MENDOHET SERIOZISHT PËR DIAGNOZËN E SAKTË DHE TË BESUESHME TË PACIENTËVE TË PREKUR OSE TË DYSHUAR SI TË PREKUR ME COVID.