Shqipëria renditet e parafundit në Europë për Indeksin e Kujdesit Shëndetësor

Sipas përditësimit të fundit të Numbeo që i përketperiudhës janar-qershor 2020, Shqipëria është rënditur e parafundit në Europë përIndeksin e Kujdesit Shëndetësor.

Nga rezultatet shihet se Shqipëria mori 53.2 ike nga100 të mundshmet, duke lënë pas shtetin e Hungarisë.

Numbeo ka sqaruar se Indeksi i Kujdesit Shëndetësor ështënjë vlerësim i përgjithshëm i cilësësë së sistemit të kujdesit shëndetësor, profesionistëvetë kujdesit shëndetësor, pajisjeve, stafit, mjekëve, kostos, etj.

Indeksi i Kujdesit Shëndetësor është matur në dy mënyra të ndryshme, nga vlerësimet e shërbimeve dhe nga ekspertët. Në të dyja mënyrat, Shqipëria doli në vendin e parafundit dhe në 10 vendet me sistemin shëndetësor më të dobët ndër 100 vendet e përfshira në studim.

Nga harta e publikuar shihet qartë se vendet e Europës Lindore dhe Juglindre kanë sisteme të dobta shëndetësore.

Edhe disa organizata si të huaja dhe vendase, duke përfshirëOrganizatën Botërore të Tregëtisë, kanë zbuluar se sistemi shëndetësor në Shqipërilë për të dëshiruar. Ka kapacitete të dobta, një numër të ultë të stafit mjekësor,mungese të pakta pajisjesh mjekësore dhe burime të pakta financiare.