Mjeku shqiptar jep shpresë! Zbulon të dhënat më të fundit mbi ndryshimet e COVID-19
Epidemiologu i njohur Ilir Alimehmeti përmes njëpostimi në “Facebook” i ka dhënë pak shpresë të gjithëve në lidhje me Covid-19.
Sipas tij ky virus a pësuar ndryshme. Forma G614 evirusit është transmetuar më gjerë dhe është përgjegjëse për shumicën dërrmuesetë rasteve në nivel botëror.
Ndërsa tani virusi po shkakton më pak vdekje dhe këtëe tregon një studim elitar i publikuar pak ditë më parë.
Postimii plotë:
“Ndryshomënyrën se si i sheh gjërat dhe gjërat që sheh do të ndryshojnë”
Cit. Wayne W. Dyer
Lajmetë mira miqtë e mi!
Tëgjithë ne, pavarësisht nga profesioni dhe edukimi, kemi dëgjuar gjatë javëve tëkaluara se virusi ka pësuar një mutacion të ri (forma G614), i cili e bën më tëtransmetueshëm atë.
Që më datë 27 maj filluan raportimet për fenomenin e homoplazisë që po ndodhnin në këtë virus dhe që do të çonin drejt “zbutjes së tij” dhe “përshtatjes bartës-virus”. (link: https://www.facebook.com/iliralimehmeti11/posts/2964928926917630).
FormaG614 ishte e qartë që transmetohet më gjerë dhe është përgjegjës për shumicëndërrmuese të rasteve në nivel botëror, por shumë u çoroditën nga vdekjet (eshprehura në shifra absolute) që po shtoheshin.
Nëfakt ky shtim ndodhi kryesisht nga dy faktorë: numri më i lartë i tëinfektuarve (në fakt numri relativ i vdekjeve ka rënë, OBSH tani deklaron seIFR = 0.6%) dhe nga heqja e masave shtypëse në shumicën e shteteve.
Porvetë virusi po shkakton më pak klinikë dhe vdekje dhe kjo vërehet edhe nga kystudim elitar i publikuar pak ditë më parë.
Studimiudhëhiqet nga Prof. Sandrasegaram Gnanakaran, ndoshta koka më e lartë evirologjisë strukturore dhe është kryer në laboratoret më të mira tëvirologjisë. (linku në fund të postimit)
Nëkëtë artikull tepër teknik, të cilin këshilloj ta lexojnë virologët dhekërkuesit shkencorë, tregohet se struktura e proteinës “spike” të SARS-CoV-2tashmë ka një konformacion “më të zbuluar” ose “të hapur”.
Pra,domeni i lidhjes me receptorin (RBD – receptor binding domain) ka dalë më nësipërfaqe.
Kykonformacion më i hapur e bën variantin G614:
mëtë aftë për t’u lidhur me receptorët ACE2, pra ka më shumë raste infektimesh.
pormë të ndjeshëm ndaj efektit të antitrupat, që mund ta neutralizojnë atë dukeulur klinikën dhe vdekshmërinë. Këto karakteristika shkojnë pikërisht nëdrejtim të fenomenit të homoplazisë, pra të “përshtatjes bartës-virus”. Por,duhet të presim më shumë prova dhe evidenca.
“…Specificikisht,ekspozimi i RBD-së rritet me rreth 40% (reziduet 438-506).
Kjoshoqërohet nga një ekspozim më i madh edhe i zonës së lidhjes së ACE2 edhe iepitopeve të RDB-së që shënjestrohen nga antitrupat.
Përshembull, ka një rritje rreth 64% të ekspozimit të rajonit të epitopit C105 kurRBD-ja është “e hapur”, në krahasim me orientimin “e mbyllur”, në të cilin kyrajoni është i varrosur nga proteinat dhe glikanet rrethuese.
Sirrjedhojë, në gjendjen e re, që favorizohet nga forma G614, epitopet kyçe tëRBD-së janë më të aksesueshme se sa në formën D614…”
Forcamiqtë e mi!
Natyraka qenë gjithmonë aleati ynë më i fortë!
Besojiniasaj
Por,ndërkohë që Natyra zhvillon procesin e saj të ndërlikuar, ju mbrohuni dheruhuni duke respektuar këshillat dhe masat!
Dr.Shk. Ilir Alimehmeti
EpidemiologKlinik
Fakulteti i Mjekësisë, UMT"
https://www.facebook.com/iliralimehmeti11/posts/3164755620268292