Dr. Fauci bie në kundërshtim me Trump: Covid-19 nuk do të zhduket nga planeti

Dr.Anthony Fauci drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjisëdhe Sëmundjeve Infektive, në një deklaratë të dhënë ditën e mërkurë,  tha se Covid-19  nuk mund të zhduket plotësisht nga planeti.Kjo deklaratë e tij bie ndesh me atë të Presidentit Donald Trump, i cili tha sevirusi do të "largohet".

Fauci tha se SH.B.A mund të kapërcejë virusin vetëm me njëvaksinë të mirë dhe me masa të kujdesshme të sigurisë si maska, larja e duarëvedhe distancimi shoqëror.

"Mund të kalojëdhe një valë tjetër dhe nëse kemi një vaksinë, nuk do të jetë më pandemi, nukdo të imobilizojë botën dhe nuk do të shkatërrojë ekonominë", tha ai.

Të paktën 39 shtete si dhe Uashington Dc dhe Porto Riko kanëvendosur një lloj rregulli  përpërdorimin e maskave . Vaksina është duke përparuar dhe Fauci shpreson se do tëarrijë në publiku në vitin 2021.