Atentati, largohet në Lituani rivalja e Lukashenkos

Kryetarja e opozitës në Bjellorusi, Svetlana Tikanovskaja, është larguar drejt Lituanisë pas informacioneve se mund të ishte pre e një atentati me qëllime politike. Politikania e re të dielën humbi garën me presidentin e vendit, Lukashenkon, fitorja e të cilit po pritet ende me protesta.

Më pak se dy ditë pasihumbi zgjedhjet për karrigen më të lartë të shtetit, rivalja e presidentitbjellorus, Aleksandër Lukashenko, ka njoftuar largimin nga vendi pasi irrezikohej jeta.

37-vjeçarja SvetlanaTikanovskaja një ditë më parë tha se nuk e njihte rezultatin e garës me kundërshtarine saj, që arriti një tjetër fitore plebishitare me mbi 80 për qind të votave.

Ajo konfirmoi të martënse ndodhet e sigurt në Lituaninë fqinje, së bashkë me fëmijët e saj.

"Mendoja se fushata më kishte bërë aq shumë të fortë sa të duroja gjithçka. Por ndoshta mbeta e njëjta grua e dobët si në fillim. E di se shumë prej jush do më kuptojnë, e të tjerë do më dënojnë e urrejnë. Por nuk ia vlen të flijohesh për ato që po ndodhin, e fëmijët janë gjëja më e shtrenjtë në jetë," deklaroi Tikanovskaja me një mesazh në Youtube.

Vetëm pak orë më herëtshërbimi informativ bjellorus bëri me dije se evitoi një tentativë për atentatndaj politikanes opozitare, krim që mendohej se do të kryhej nëse e reja do tëmerrte pjesë në protestat antiqeveritare që kanë shpërthyer në vend paszgjedhjeve të së dielës.

Në orët e mbrëmjes,qytetarët sërish u ngritën në revoltë ndaj shtetit dhe policisë, duke krijuarbarrikada kundër forcave të rendit që nuk hezitonin të përdornin gaz lotsjellës,plumba gome e shkopinj gome për të shpërndarë turmat.

Autoritetet thanë senjë person humbi jetën nga shpërthimi në duar i një materiali eksploziv ndërsamijëra të tjerë u shoqëruan nga policia apo nëpër spitale me plagë të lehta.

Presidenti Lukashenkoi quajti protestuesit një tufë delesh të kontrolluara nga shtetet e huaja.

"Kemi filmime të një ish-oficeri të sigurimit dhe të gjitha telefonatat me jashtë. Ka pasur telefonata nga Polonia, Britania e Madhe, Republika Çeke për të kontrolluar, më falni që e them, delet tona, sepse këta protestues as nuk e kuptojnë se çfarë po bëjnë."

Opozita ka akuzuarautoritetet qeveritare për manipulim të rezultatit të garës presidenciale përshkak se me dhjetëra vëzhgues zgjedhorë që konstatuan shkeljet përfunduan tëarrestuar.

Arrestimeve nuk i shpëtuannë muajt e fundit as kandidatët zyrtarë të opozitës.

Mes gjithë pakënaqësisëpopullore, 65-vjeçari Lukashenko synon të nisë mandatin e gjashtë në krye tështetit të cilin e drejton që nga viti 1994.