Rusia nxjerr vaksinën kundër koronavirusit, vajza e Putinit ndër të parat që e provon
Nga OraNews Përditësimi i fundit 11 Gusht 2020, 11:43
Presidenti rus Vladimir Putin deklaroi se vaksina kundërkoronavirusit tashmë është e regjistruar në vend dhe njëra nga vajzat e tij ështëvaksinuar.
Gjatë një takimi qeveritar ditën e martë, Putin tha sevaksina ka rezultuar e efektshme gjatë testeve të bëra, duke ofruar njëimunitet të qëndrueshëm nga koronavirusi.
Putini theksoi se vaksina iu nënshtrua të gjitha testeve dhe provave të nevojshme. Ai gjithashtu shtoi se njëra nga dy vajzat e tij është vaksinuar dhe gjendja shëndetësore është e mirë raporton AP.
Autoritetet ruse kanë bërë të ditur se punonjësit e mjekësisë, mësuesit dhe grupet e tjera të rrezikuara do të jenë të parët të cilët do të vaksinohen.