I mbijetuari nga shpërthimi i Bejrutit: Bota nuk mund ta lejojë këtë kaos të vazhdojë
I mbijetuari i Bejrut ka treguar për CNN tmerrin gjatëmomenteve të shpërthimit. Njerëz të përgjakur, rrugë të shkatërruara, panik dherrënoja janë fjalët të cilat e shoqërojnëtregimin e tij.
"Unë bashkë me shokët e mi ndodheshim të ulur në njëkafe, kur toka papritur filloi të dridhet nën këmbët tona. Dikush bërtiti 'Tërmet',mirëpo shoku im i cili ka qenë i pranishëm gjatë luftës civile tha se 'është njëshpërthim'. Para se ta pranoja se çfarë kishte ndodhur, pati një shpërthim tjetër.Kur pluhuri filloi të qetësohej, gjithçka që pashë ishte vetëm shkatërrim, njerëztë përgjakur, një kafene e kthyer në rrënoja. Sirenat që pësuan ishinshurdhuese"- tha i mbijetuari i shpërthimit në Liban.
"Libani është plagosur nga korrupsioni politik dhekapitalizmi i egër për dekada. Me rritjen e niveleve të varfërisë, kujdesit jotë duhur mjekësor dhe infrastrukturës së prishur, menduam asgjë më e keqe sekaq nuk mund të ndodhte. Mirëpo, shpërthimi ndodhi dhe vendin e drejtoi drejtferrit"-shtoi ai.
Hetimet për shkakun eshpërthimit janë ende në vazhdim , sipas tij qeveria dhe e gjithë klasapolitike e qeverisë në Liban janë përgjegjës. Ata kanë lejuar që 2.750 ton metrikënitrat amonium të ruhen në portin e Bejrutit për gjashtë vjet me rradhë.
"Nuk ishte shkelja e parë e klasës sunduese Libanezekundër popullit të saj. Që nga tetori i vitit 2019, kriza financiare filloi tëthellohet duke imponuar një kotroll të paligjshëm dhe jozyrtar të kapitalit përshumicën e depozituesve, ndërsa oligarkët kishin kontrabanduar para, paratëtona jashtë vendit"-shton ai.
Pothuajse gjysma e popullsisë libaneze ra nën kufirin evarfërisë dhe shkalla e papunësisë u rrit në mënyrë eksponenciale.
Kryeministri Libanez Hassan Diab, ka njoftuar dorëheqjen eqeverisë së tij, në më pak se një javë pas shpërthimit.