Protesta në Liban edhe pas dorëheqjes së qeverisë
Zemërimi popullor nuk po bie në Liban. Pavarësisht largimit të qeverisë, protestuesit vazhdojnë përleshjen me policinë. Ata kërkojnë përmbysjen e plotë të sistemit dhe të klasës politike, që e akuzojnë për korrupsionin e qeverisë dhe keqmenaxhim e vendit.
Largimi i qeverisëlibaneze nuk e qetësoi gjendjen në vend dhe protestat vazhdojnë. Ky ështëtregues i zemërimit popullor që u rindez pas shpërthimit vdekjeprurës në portine Bejrutit që deri më tani ka shkaktuar mbi 200 viktima, plagosi rrethgjashtëmijë dhe la rreth 300 mijë të pastrehë.
Përleshjet me policinëndodhën pranë ndërtesës së parlamentit, ku protestuesit i hodhën kapsolla dhegurë policisë, ndërsa kjo e fundit u përgjigj me gazlotsjellës.
Protestat vazhdojnëpavarësisht se qeveria libaneze dha dorëheqjen. Kryeministri Hassan Diabfajësoi për shpërthimin korrupsionin endemik në vend, por gjatë fjalimit të tijpara kombit refuzoi të marrë përsipër ndonjë përgjegjësi.
Zjarri dhe shpërthiminë port erdhi si pasojë e ndezjes së mbi 2,700 tonë nitrat amoni që ishtemagazinuar në kushte të papërshtatshme në magazinat e portit.
Shpërthimi tronditi tëgjitha ndërtesat përreth dhe shkaktoi dëme të mëdha materiale thuajse në mbarëqytetin.
Që përpara shpërthimitLibani ishte në vështirësi të mëdha ekonomike që i shtyu shumë familje nëvarfëri dhe uri.
Që prej tetorit tëkaluar, protestuesit kanë kërkuar përmbysjen e mbarë sistemit dhe klasëspolitike, që e akuzojnë për korrupsionin e qeverisë dhe keqmenaxhim.