Nuk ndihej mirë, Shefi i shëndetësisë bën tamponin në transmetim live
Drejtori i Përgjithshëm i Shëndetit në Zelandën e Re, Dr.Ahley Bloomfield bëri një test Covid-19 drejtpërdrejt në televizion. Nëpërmjetkëtij veprimi ai dëshironte të inkurajonte dhe pjesën tjetër të popullsisë të bëjnëtë njëjtën gjë.
Dr.Bloomfield, i cili kohëve të fundit nuk ishte ndier mirë,e ka bërë tamponin në një qendër testimesh në Porirua.
Ai u tha gazetarëve se nuk ishte e dhimbshme dhe se dhe tëtjerët duhet të bëjnë të njëjtën gjë, pasi vetëm nëpërmjet testimeve mund tëparandalojmë përhapjen e koronavirusit.
Zelanda e Re ka pasur sukses të madh në kontrollin e përhapjessë Covid-19 dhe nuk ka patur asnjë rast të transmetuar për më shumë se 100 ditë.
Sidoqoftë, qytetarët po këshillohen vazhdimisht se duhet tëjenë vigjilentë dhe të respektojnë masat e vendosura nga qeveria.