Itali: 'Përmbyset' kurba e Covid, rriten rastet te moshat e reja
Mosha mesatare e të infektuarve me Covid nëItali po bëhet tejet shqetësuese. Autoritetet italiane kanë publikuar kurbën epandemisë me fokus moshën mesatare gjatë 30 ditëve të fundit.
Personat nga mosha 0-18 vjeç përbëjnë 12.8% tënumrit të të infektuarve gjatë muajit të fundit, ndërsa personat nga 19-50 vjeçpërbëjnë 50.9%.
Ata nga 51-71 vjeç përbëjnë 21% të të prekurve nga virusi e ata mbi 70 vjeç, 12.1%.
Situata aktuale e të sëmurëve me koronavirus nëItali shfaqet krejt e kundërt me atë të muajve të mëparshëm ku përqindja e tëinfektuarve në moshë të re ishte mjaft e ulët. Në muajin mars 2020 në Itali, tëinfektuarit me Covid në moshën nga 0-18 vjeç përbënin 1.2% të të prekurve nga virusi.
Për të sensibilizuar te rinjtë, autoritetetitaliane lançojnë sot fushatën 'Unë respektoj rregullat' , zë i të cilës do tëbëhen artistë të njohur italianë.
Shifrat zyrtare të sapo publikuar të pandemisë në Itali informojnë për 4 viktima e 259 raste te reja. Persona aktivë pozitiv me Covid në Itali janë 13, 368. 779 janë në kurim spitalor e 46 në terapi intesive.
