Rezultoi pozitiv me Covid-19, ish-Presidenti në gjendje kritike për jetën

Ish-Presindeti i Indisë prej ditës së djeshme ndodhet nëkujdesin intesiv pasi është në gjendje kritike.

Vetëm një ditë më parë Pranab Mukherjee rezultoi se ishtepozitiv me koronavirus. 84- vjeçari kishte shkuar në spital për një ndërhyrjekirurgjikale për të hequr mpiksjen e gjakut në tru, aty ai zbuloi se ishte iinfektuar me Covid-19.

Mediat lokale të vendit kanë cituar burime spitalore duke thënëse gjendja e tij mbetet kritikë dhe se orët e ardhshme do të jenë të rëndësishme.

Përveç shërbimit si president, Mukherjee ka mbajtur nëqeveri disa detyra të rëndësishme, financat, mbrojtjen dhe punët e jashtme. Aigjithashtu ka shërbyer në bordet e Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore.

India ze vendin e tretë në botë për numërin e të infektuarëve,megjithëse niveli i vdekjeve është ende relativisht i ulët. Sidoqoftë, shpejtësiame të cilën po rriten rastet dita ditës ka shqetësuar ekspertët.

Në 24 orët e fundit janë shënuar gati 64.000 raste raporton BBC.