Fitoi zgjedhjet për herë të 6-të, protesta ndaj presidentit bjellorus Lukashenko
Fitorja për herë të gjashtë e presidentit bjellorus, Aleksandër Lukashenko, është pritur me protesta në rrugë dhe përplasje me policinë që kanë lënë disa të plagosur. Bashkimi Europian ka bërë apel për respektim të lirive të qytetarëve ndërsa opozita refuzon rezultatet.
Bjellorusia ka kaluar një natë me trazira paspërfundimit të zgjedhjeve presidenciale që i siguruan Aleksandër Lukashenkos njëmandat të gjashtë radhazi në krye të shtetit.
Me daljen e rezultateve që njoftonin fitoren e65-vjeçarit me mbi 80 për qind të votës popullore, mijëra qytetarë dolën nërrugë për të denoncuar procesin e manipuluar elektoral.
Disa qendra votimi në qytetet e mëdha udetyruan të mbyllen më herët sesa orari i përcaktuar për arsye se rrezikonin mësymjennga protestuesit, sipas Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.
Mbi 100 persona u ndaluan nga policia ndërsaoficerët përpiqeshin të shpërndanin turmat, ndërsa të dyja palët raportuan medhjetëra të plagosur mes radhëve të tyre.
Teksa në kryeqytet vazhdonte demonstrata,rivalja kryesore e presidentit, Svetlana Tikanovskaja, tha se nuk do i njohërezultatet sepse në disa zona rezulton fituese me mbi 70 për qind të votave.
37-vjeçarja me profesion mësuese anglishtejehodhi kandidaturën për presidente rastësisht pasi bashkëshorti i saj, një nga zëratkritikë ndaj Lukashenkos, u arrestua dhe iu mohua gara.
"Mendoj se fituam sepse e mposhtëm frikën, mposhtëm indiferencën ndaj politikës, apatinë dhe mospërfilljen tonë. Këto fitore janë më të rëndësishme sesa të gjitha fitoret e tjera."
Presidentja e Komisionit Europian, Ursula fonder Lajen, dënoi dhunën e autoriteteve ndaj protestuesve paqësorë dhe kërkoirespektim të të drejtave dhe numërim të saktë të çdo vote.
Vëzhguesit e jashtëm prej dy dekada e gjysmëvlerësojnë se Bjellorusia asnjëherë nuk ka mbajtur zgjedhje të lira dhe tëndershme, që kur Lukashenko mori pushtetin.
Presidenti një ditë më parë tregoi gatishmërinëpër të vijuar dialogun me opozitën, por edhe ndaljen e provokimeve por edhe përshkallëzimine protestave nga ana e tyre.
"Kur përpiqeni të rrëzoni qeverinë, të thyeni apo të ofendoni dikë, mos prisni që t'ju ulem në gjunjë dhe t'ju puth këmbët bashkë me baltën ku keni shkelur. Kjo nuk ka për të ndodhur kurrë, ndaj respektoni ligjin dhe nuk do kemi probleme bashkë."
Rebelimi qytetar ndaj qeverisë bjelloruse ështështuar muajt e fundit edhe për sa i përket administrimit të situatës mekoronavirusin, që në popullsinë me 6 milionë e gjysmë persona ka infektuar 70mijë prej tyre dhe u ka marrë jetën 600 të tjerëve.