Rriten rastet me koronavirus, Australia u kërkon qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjeve

Territori i largët verior (NT)  i Australisë do vazhdojë t'i mbajë kufijtë embyllur për shtetet e prekura nga koronavirusi për të paktën edhe 18 muaj tëtjera.

Australia është duke përjetuar një valë të dytë  me rreth 8000 raste aktive në Melburn dhe mëpak raste në Sidnei.

"Këshillat e mia është të qëndroni në Territor  dhe mos udhëtoni. Ju jeni të sigurt këtu"-tha  Michael Gunner.

Gjithashtu ai bëri një apel qytetarëve të anulojnë planet për festat e Krishtlindjes dhe të qëndrojnë në Territorin Verior.

Zyrtarët në Territorin e veriut thanë se është e domosdoshmembyllja e vendit për 18 muaj pasi duhen ndaluar vizitorët të cilët vijnë ngavendet ku virusi është i përhapur.

Nga muaji maj NT nuk ka patur asnjë rast të shtuar mekoronavirus.