Trump po mendon të bllokojë lëvizjen

Sh.B.A kanë nisur të mendojnë masa të reja për parandalimine përhapjes të koronavirusit.

Regjistrohen më shumë se 5 milionë raste me koronaviurs, ndërkohëqë bilanci i jetëve të humbura u rrit me 400 brenda ditës në mbi 163 mijë

Ata kanë në plan të bllokojnë lëvizjen e qytetarëveamerikane dhe banorëve të përhershëm dhe kthimin në shtëpi nëse dyshohen se janëtë infektuar me koronavirus. Ata po planifikojnë të ndalojnë lëvizjen dhe udhëtimet  edhe të këtyre qytetarëve.

New York Times raporton se në këtë propozim të bërëautoritetet mund të ndalojnë hyrjen nëse një person është i ekspozuar ose iinfektuar me koronavirus.

Qeveria ende nuk ka komentuar zyrtarisht në lidhje me këtomasa.

Gjatë pandemisë, Presidenti Donald Trump ka aprovuarrregulla të reja që të ndalojë hyrjen nga të huajt. Por këto rregulla deri mëtani kanë përjashtuar qytetarët amerikanë dhe banorët e përhershëm.  

Nuk dihet ende nëse administrata e Trump ka autoritet tëimponojë një rregull të tillë. Agjencitë federale thuhet se u është kërkuar tëjapin mendimet e tyre mbi këtë plan deri ditën e martë.