Video: Trump braktis konferencën, të shtëna me armë pranë Shtëpisë së Bardhë
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka lënë përgjysmë njëkonferencë për shtyp duke dalë nga salla pas disa të shtënave me armë tëregjistruara jashtë selisë së tij.
Disa të shtëna me armë afër Shtëpisë së Bardhë alarmuan ShërbiminSekret amerikan dhe detyruan ndërprerjen e befasishme të një konference përshtyp të presidentit Donald Trump.
Trump ishte duke informuar publikun vendas për situatën mepandeminë e koronavirusit kur agjentët e sigurimit iu afruan duke i kërkuar tëlargohet menjëherë.
Shefi i zyrës ovale fillimisht u shtang por më pas ndoqi këshillënduke u evakuar së bashku me Sekretarin e Thesarit dhe një tjetër zyrtar tërangut të lartë që e shoqëronte.
Shërbimi Sekret njoftoi se rreth orës 5:53 të mbasdites, ngasulmi i armatosur në perimetrin e jashtëm të Shtëpisë së Bardhë mbeti iplagosur një agresor i moshës 51 vjeç.
I dyshuari mori plagë në trup dhe u transportua në spital sëbashku me një oficer sigurie pas shkëmbimit të zjarrit të provokuar lëvizjetdhe deklaratat e 51-vjeçarit.
Dhjetë minuta pas incidentit Trump u rikthye për vazhdimin ekonferencës së tij.
"Jashtë Shtëpisë së Bardhë pati të shtëna por taniduket se gjithçka është nën kontroll, dhe për këtë falënderoj Shërbimin Sekret.Nuk jam i tronditur por është fatkeqësi që kjo botë vazhdon si gjithmonë tëmbetet një vend i rrezikshëm, për shekuj me radhë. Dhe kam dyshimin se dovazhdojë kështu për një periudhë ta gjatë."
Mesazhi i presidentit amerikan të hënën u fokusua te gara eardhshme presidenciale por më së pari te masat që qeveria e tij po merr për tëmos përhapur infeksionin e kovidit të ri në vend.
Trump shpërfaqi një skenar të zymtë nëse rivali i tijdemokrat, Xho Bajdën, do të fitonte zgjidhej president, pasi vendin sipas tij,e pret një axhendë e re radikale e së majtës, ku do goditet feja, Zoti dheamerikanëve do u hiqet e drejta për të mbajtur armët e tyre të zjarrit.
Ndërkohë për koronavirusin, shefi i Shtëpisë së Bardhë përsëritiidenë se shkollat duhet të rihapen së shpejti pasi nxënësit dhe studentët nukjanë kategoria më e rrezikuar nga virusi.
Vetëm të hënën, Shtetet e Bashkuara të Amerikës konfirmuan 44 mijë raste të reja bartëse të kovidi-19, duke e çuar totalin mbi 5 milion, ndërkohë që bilanci i jetëve të humbura u rrit me 400 brenda ditës në mbi 163 mijë.