Vuante nga diabeti dhe kishte nevojë për transplant të veshkave, vdes 33-vjeçarja e Formula 1
Një vajzë e cila punonte tek Formula 1 ra në gjendje komëpasi u verbua nga njëri sy dhe kishte veshka të dëmtuara.
Khloe Atkinson ka ndërruar jetë 2 ditë pasi mbushi 33 vjeç nëorët e para të 8 gushtit. Modelja me kohë të pjesshme ka pasur disa probleme shëndetësoredhe mësoi të jetojë me diabetin e tipit 1 për 10 vite.
Në shkurt ajo papritmas humbi shikimin në syrin e saj tëdjathtë dhe një javë më vonë u tha që kishte dështim të veshkave.
Para se të vdiste Khloe kosumonte rreth 30 tableta në ditëdhe ishte në dializë në Spitalin Universitar Royal Stoke.
Në një intervistë për mediat e huaja, para se të vidiste,Khloe ka treguar se diabeti jeton në familjen e saj. Babai, vëllai dhe gjyshërite saj vuajnë të gjithë nga kjo sëmundje.
"Unë udiagnostikova në moshën 21-vjeçare dhe në atë moshë të gjithë miqtë e mishkonin nëpër festa duke pirë kokteile dhe alkool, ndërsa unë kufizohesha. Diabetiështë një vrasës i heshtur dhe ai vret organet tuaja pa e ditur ju”, ështëshprehur ajo.
Një javë pas verbimit të syrit të djathtë, ajo përfundoi nëspital në gjendje të rëndë dhe mjekët i thanë se veshkat e saj funksiononin vetëm 8% dhe dhe ishte shtruar në dializëderisa të gjente një donator.
Për fat të keq vajza nuk gjeti një donator duke humbur jetën.



