Kina arreston pronarin e gazetës "Apple Daily", kritik i lidershipit kinez

Ligji i ri për sigurinë e Hong-Kongut ka shtënënë rrjetën e vet një nga figurat kryesore të lëvizjes për demokracinë e qytetitdhe kritike ndaj lidershipit të Pekinit.

Pronari i gazetës "Apple Daily",Xhimi Lai, u shoqërua të hënën me pranga në duar nga zyrat e punës me akuzën ekoordinimit me aktorë të huaj shtetërorë për interesa antikombëtare.

Zyrat dhe redaksia e gazetës gjithashtu ubastisën nga qindra oficerë policie, ndërsa me të njëjtat akuza përballen edhedjali i tij dhe disa drejtorë të medies që ai drejton.

Biznesmeni i fuqishëm rrezikon tre vite deriburgim përjetë nëse autoritetet do provojnë se më herët ai ka kërkuar ndihmën eUashingtonit dhe CIA-s në takime zyrtare për të mbështetur demonstratatantiqeveritare të vitit të kaluar, pretendime të cilat i ka hedhur poshtë.

Xhimi Lai është një prej personalitetevekryesore të Hong-Kongut që bëhet objektiv i ligjit për sigurinë, që shumë qytetarëshohin se po shkel liritë e rajonit gjysmautonom dhe po shtyp zërat opozitarë.

"Nuk mendoj se policia duhet të veprojë kështu.Mbi të gjitha kur flitet për një organizatë mediatike, për liri të shtypit nëHong-Kong. Policia nuk duhet të hyjë në ambientet e medias."

"Është e paarsyeshme ta arrestosh dikë nëbefasi, kur përfaqëson edhe sektorin mediatik. Nuk mendoj të ketë kryer ndonjëkrim ndaj sigurisë kombëtare. Ligji vetë e bën të qartë se nuk duhet ta përndjekëshdikë për të shkuarën, pra para hyrjes në fuqi të ligjit."

Arrestimi i biznesmenit në Hong-Kong vjen pakditë pasi Uashingtoni vendosi sanksione ndaj kryeqeveritares dhe një sërëdrejtuesve të qytetit për cënim të autonomisë së vendit.

Ligji për sigurinë kombëtare aplikohet nëqytet nga 30 qershori dhe trajton rastet që kanë të bëjnë me përpjekjet përaneksim, rrëzim pushteti, terrorizëm dhe ndërhyrjet nga jashtë.

Që para ardhjes në fuqi të ligjit, disa kritikëtë regjimit kinez janë larguar nga Hong-Kongu si azilantë politikë pasirrezikojnë burgosjen në vendin e tyre.