Koronavirusi: Për 24 ditë shifrat e të infektuarve u rritën me 12 milionë

E gjithë bota është duke kaluar një moment të zymtë, numri injerëzve të infektuar me Covid-19 është në rritje. Sipas Universitetit JohnsHopkins deri tani shënohen më shumë se 20 milionë të infektuar dhe rreth736.000 vdekje.  

Më e prekur është Sh.B.A, ku regjistron  pesë milionë të infektuar dhe shumë përsona tëcilët kanë humbur jetën. Brazili ka regjistruar tre milionë raste, India 2.2milion, Rusia rreth 900.000 dhe Afrika e Jugut 560.000 raste.

U deshën 38 ditë që rastet në të gjithë botën të shkonin ngapesë në 10 milionë midis majit dhe qershorit, por së fundmi janë dashur vetëm24 ditë që shifrat të shkojnë deri në 22 milionë të infektuar.