Shpërthim masiv, karburanti mes flakëve, Shikoni videon

Një shpërthim masiv ka ndodhur në një pikë karburanti nëjug-perëndim të Rusisë.  Incidenti ndodhirreth orës 12:40 pasditen e 10 gushtit ku mbetën të plagosur 13 persona midistyre dhe 4 zjarrfikës të cilët u dërguan menjëherë drejt qendrës spitalore.Gjithashtu i plagosur mbeti edhe shoferi i kamionit i cili është në gjendjekritike për jetën.

Ministria e Situatave të Emergjencës tha se 60 zjarrfikësdhe 19 automjete shkuan menjëherë në vendngjarje për të shuar zjarrin dhe tëparandalonin shpëthimet e mëvonshme.

"Shërbimet e urgjencës u përballën me një detyrë të vështirë,të shpëtonin njerëz, të shuanin zjarrin dhe të parandalonin shpëthimet e mëvonshme"-tha ministria.

Zjarrfikësit përdorën një robot për të arritur në disa pjesë të zjarrit për të mos vënë në rrezik zjarrfikësit.