Koronavirusi: Maskat bëhen të detyrueshme në pjesën më të madhe të Parisit
Vendosja e maskës në fytyrë do bëhet e detyrueshme në pjesëne madhe të Parisit duke filluar nga dita e sotme, kjo për shkak të rritjes sëinfeksioneve nga koronavirusi.
Autoritetet kanë deklaruar se ky urdhër do zbatohet ngamosha 11 vjeç dhe lart në disa zona të caktuara të mbipopulluara me njerëz.
Virusi ka qarkulluar më gjerësisht në rajon që nga mesi ikorrikut, u shprehën ata. Maska për fytyrën tashmë janë të detyrueshme nëhapësirat publike të mbyllura.
Ata që kundërshtojnë rregullat, rrezikojnë tëgjobiten me 135 euro.
Urdhri i ri vjen pasi këshilltarët shkencorë të qeverisëparalajmëruan të martën e kaluar se Franca mund të humbasë kontrollin e virusitnë çdo kohë.
Në total, vendi ka regjistruar më shumë se 235,000 raste tëkoronavirusit dhe më shumë se 30,000 vdekje, sipas të dhënave të mbledhura ngaUniversiteti Johns Hopkins.