Njerëzit po pijnë sterilizuesin e duarëve, kjo po i kushton jetën
Qendrat në SHBA për Kontrollin dhe Sëmundjen eSëmundjeve (CDC) bëri të ditur se shumënjerëz po sëmuren madje edhe po vdesin pasi konsumojnë sterilizuesin e duarëve.
Katër persona kanë humbur jetën dhe disa të tjerëkanë pësuar probleme në shikimin.
Sterilizuesi i duarëve është kudo edhe është mjaft idobishëm për pastrimin e duarëve gjatë periudhës së koronavirusit.
"Produktet e sterilizimit me bazë alkooliasnjëherë nuk duhet të konsumohen", tha CDC në një raport të bërë sëfundmi.
Një ekip i Kontrollit për Sëmundjen e Sëmundjeve morinë studim 15 raste të disa njerëzve në Arizona dhe Neë Mexico të cilët ishin të shtruar në spital përhelmim, pasi kishin konsumuar sterilizuesin e duarëve.
Administrata e Ushqimit dhe Barnave në SH.B.A kaparalajmëruar vazhdimisht se duhet bërë dallimi midis etanolit-alkoolit dhe metanolit pasi kjo e fundit është toksikedhe mund të helojmë njerëzit përmes lëkurës së tyre.
"Ne kemi dashur të shikojmë në mënyrë specifikengjarjet në lidhje me metanolin, sepse dihet që është toksise dhe kërcënuesepër jetën nësë konsumohet", tha zëdhënësi i CDC për CNN.
Në raportin e bërë nuk ka asnjë informacion se përsenjerëzit konsumojnë sterilizuesin e duarëve.