Pacientët me Covid-19 mund të kenë skuqje të lëkurës dhe mpiksje gjaku, mjekët të jenë të vëmendshëm

Studimi i ri ka zbuluar nëse pacientët me Covid-19 mund të kenëskuqje të lëkurës dhe mpiksje gjaku apo

Ndërkohë Covid-19 filloi të përhapej me shpejtësi të madhe nëShtetet e Bashkuara,  dermatologëtfilluan të shohin shenja të dyshimta në lëkurën e disa pacientëve. Ata kishingishtërnj ngjyrë të kuqe ose vjollcë, kruarje të lëkurës, skuqje në këmbët dhekrahët.

 Mirëpo a ishin vërtetkëto simptoma të lidhura me koronavirusin apo kishim të bënim me infeksione tëtjera?

Sipas Dr. Art Papier i cili është profesor në Universitetine Rochester në Neë York  këto skuqje mundtë jenë si pasojë edhe të infeksioneve të tjera virale.

Sipas raportit të hulumtimit të bërë, pacientët e moshës 40deri në 80 vjeç, kishin njolla në lëkurën e tyre .

Biopsitë u kryen për secilin pacient dhe rezultoi sepacientët kishin një lloj vaskulopatie, që do të thotë se enët e tyre të gjakutjanë prekur.

Studiuesit nga Neë York Presbyterian dhe Ëeill CornellCollege në raportin e tyre shkruanin se njollat në lëkurë mund të përfaqësojnëbllokimin e enëve të gjakut.

Skuqje të tilla dhe zbardhja e lëkurës mund të jetë një"çelës klinik" për të na treguar se kemi mpiksje të mundshme tëgjakut në trup shkruan CNN. Që prej fillimit të pandemisë, mjekët kanë vërejturse Covid-19 mund të shkaktojë tek pacientët mpiksje anormale të gjakut.

Raporti vjen me disa kufizime, studiuesit nuk ishin nëgjendje të konfirmonin kohën e saktë se kur skuqjet dhe problemet e tjera melëkurën u shfaqën tek pacientët. Gjithashtu, është e nevojshme të bëhen më shumë hulumtime për të përcaktuar nësekëto simptoma janë shfaqur tek pacientët e tjerë të infektuar me Covid-19.

Sidoqoftë, studiuesit në fund të raportit të tyre kanëshkruar se mjekët që kujdesen për pacientët e infektuar me koronavirus duhet tëjenë të vetëdijshëm përë njollat e lëkurës dhe skuqjet.