"Shën Mëria e ujit, pa ujë", banorët të harruar nga Bashkia e Tiranës
Fshati ShënMëri në Tiranë është një nga fshatrat që prej kohësh vuan mungesën e ujit tëpijshëm, megjithëse në të është një nga burimet më të mëdha që furnizon tqë gjithëTiranën. Shqetësim tjetër i këtij fshati dhe edhe rruga në të cilën nuk ështëinvestuar asnjëherë.
Ky ështëShën Mëria, fshati i ujit të bollshëm dhe i kulturave bujqësore e blegtorale.
Fshati i njohur zyrtarisht si fshati Burimas ështënjë ndër burimet më të mëdha që furnizon kryeqytetin me ujë të pishëm.
Por vetë ky fshat vuan mungesën e ujit të pishëmprej kohësh.
I gjithë uji shkon në Tiranë thonë banorët, ndërsarubinetat e tyre kanë betur bosh.
"800 litra ujë në sekondë shkon në Tiranë.Ky fshat, edhe bagëtive u jep ujë me baltë".
Kulturat bujqësore dhe blegtorale vuajnë çdoditë këtë gjendje.
Por më së shumti mungesën e ujit e ndjejnëzonjat e shtëpisë, punët e të cilave më së shumti janë të lidhura me ujin.
"Dolahemi me tas se dush nuk ka, lavatriçen nuk evendosin në punë dhe lajnë me dorë. Televizori thotë lani duart sa më shpeshnga covidi. Ne jo ujë për të larë duart, po me vdek njeri nuk kemi çfarë t'ijapim për të lagur buzën".
Jo vetëm uji, por edhe rruga. 4 kilometra rrugë pa rrugë duken si 40. Kjosituatë po e vret fshatin, banorët thonë se po braktiset.
"Janëdetyruar të largohen prej ujit, rrugës kushtet".
Të rinjtë nuk e shohin të ardhmen në Shën Mëri,pasi edhe shkolla ka problemet e veta, e sidomos tani që mësimi është bazuar teonline.
"Njëvit vajza ime mbeti se nuk kishte kushte, dhe ky vit nuk dihet se çfarë do bëhet".
Gjendja në këtë fshatë bëhet edhe më shqetësusekur dëgjon se kjo vajzë që sapo kambaruar klasën e parë, nuk di alfabetin.
Shkolla do të nisë përsëri në shtator, por duketse as uji, as rruga dhe as teknologjia nuk po i favorizon këta banorë tëfshatit Shën Mëri të ndihen të barabartë më qytetarët e Tiranës.
Bashkia e kryeqytetit duke se ka pasur interesvetëm tu marrë ujin banorëve, pa i dëmshpërblyer me investime në infrastrukturë.