Gazetari Neza: Nuk mund të bëhet gazetari me automatikun në tavolinë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 3 Gusht 2020, 18:56
Sami Neza, gazetar dhe studiuesi i mediave ka dënuar mësymjen e televizionit Ora dhe Ora News nga policia, duke deklaruar se asnjë lloj sekuestrimi nuk ndalon transmetimet televizive.
"Policia duhet te largohet nga ambientet e tv Ora, pasi nuk mund te behet gazetari me automatikun ne tavoline. Sekuestrimi nuk ndalon transmetimet televizive" shkruan Neza në facebook.
Neza nënvizon se çdo prani shtetërore në ambientet e gazetarëve kompromenton rëndë edhe qëllimin e sekuestros,cënon integritetin dhe pavarësinë e medias, përbën presion fizik dhe psikologjik direkt mbi gazetarët.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News