RENEA mësyn RTV Ora, Sokolaj: Shpërdorim detyre nga Ministri i Brendshëm dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë

Prej disa orësh, disa efektivë të FNSh dhe RENEA-s janë vendosur në ambjentet e jashtme të RTV Ora dhe Ora News.

Kjo vjen menjëherë pasvendimit të SPAK për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të Yldon MediaGroup, Ylli Ndroqi.

Në një intervistë, redaktori i departamentit të lajmeve në Ora News, Trashgim Sokolaj shprehet se kjo është një shpërdorim detyre nga ana e Ministrit të Brendshëm, Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë dhe zëvendës drejtorit.

Ai thotë se RENEA përdoret vetëm kundër elementëve të armatosur dhe që përbëjnë një rrezik për qytetarët, por në ambjentet e RTV Ora dhe Ora News, janë vetëm punonjësit.

Sokolaj: Po shikoja këta efektivët eRENEA-s që kanë ardhur dhe po rrijnë në ambjentet e Ora Neës. Është një shpërdorimdetyre nga Ministri i Brendshëm, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë dhe zëvendësdrejtori. RENEA është Reparti i Eleminimit dhe Neutralizimit të Elementëve tëArmatosur. Kush është me armë këtu në Ora Neës, kush përbën rrezik për shoqërinëqë duhet RENEA të vijë me maska dhe armë që të vijnë ato çunat të rrijnë këtu.Nuk është ky kalibri i RENEA-së. Është një keqpërdorim. Ata janë për të goditurbandat kriminale për tu futur në strofullat e këtyre se dhe emrat i dimë dhe japërcjellim autoriteteve përditë.

Efektivët e RENEA-s u larguan në orët e pasdites.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News