Sali Berisha: Ndal terrorit banditesk politik ndaj gazetarëve të Ora News!
Ish-kryeministri Sali Berisha ka dënuar terrorin banditesk ndaj Rtv Ora dheOra News.
Sipas Berishës, ndryshe nga çfarë pretendohet objekt i vërtetë i akuzave nukështë pronari Ndroqi, por gazetarët, lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative të tyre për aferat ekorrupsionit të shfrenuar të ministrave, të Erion Veliajt dhe kryeministritRama.
SaliBerisha: Miq, lajmet mbi 25pasuri me origjine te dyshimte te Ylli Ndroqit u shoqeruan nga dyndje ehordhive te narkobanditeve me uniforme te armatosur deri ne dhembe ne ndertesene televizionit, presioni fizik psikologjik dhe policesk ndaj gazetareve OraNews ne mjediset dhe oborrin e ketij televizioni.
Ky terror psikologjik dhe fizik ndajgazetareve provon qarte se objekti i vertet i akuzave nuk eshte pronari i ketijtelevizioni Ylli Ndroqi apo Xhemal Pasmaçiu, igjykuar dhe denuar per implikimin e tij ne trafik droge, por jane gazetaret,lajmet, debatet, emisionet e guximshme investigative te tyre per aferat ekorrupsionit te shfrenuar te ministrave, te Erion Velise dhe vet EdvinHajdutit.
Denoj me ashpersine me te madhe keto akte prej gangsteresh te narkopushtetareve qe deri dje ndanin pompe dhe salltanete me pronarin e Ora News kurse sot te tmerruar nga faktet, dokumentat, analizat dhe investigimet e gazetareve te ketij televizioni jane versulur kunder tyre duke deshmuar qarte se Ylli Ndroqi nuk eshte akuzuar per shkak te pasurive te tij me origjine te dyshimte sepse te tilla jane Sarajet e Surrelit, pallati ne paje etj etj te Edvin Kristaq Xibrakes, por ai eshte viktime e guximit, profesionalizmit dhe pavaresise se gazetareve te mediave te tij.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News