Urë e re në 2 vjetorin e tragjedisë Morandi që u mori jetën edhe dy djemve shqiptarë
Në Genova të Italisëdo të inaugurohet sot ura "Genova San Giorgio", e cila u ngrit aty kudy vite më parë u shemb Ura Morandi, tragjedi që i mori jetën 43 personave, mestë cilëve dhe dy të rinjve shqiptarë Marjus Djerri 22 vjeç e Edi Bokrrina 28vjeç, ndërsa po udhëtonin për të shkuar në punë.
Ishte ora 11:36 minutae paradites së 14 gushtit 2018, kur Ura Morandi, një pikat lidhëse kryesore tëqytetit të Genovas dhe e tërë rajonit të Ligurias, u shndërruar në pluhur dukei marrë jetë e plagosur dhjetra persona që në ato momente po udhëtonin mbi të.
Sot dy vite më vonë,Genova inauguron urën e re e cila mban emrin "Genova San Giorgio", nënderim të Shënjtorit San Giorgio.
Në ceremoninë e inaugurimitdo të marrin pjesë autoritetet më të larta drejtuese lokale si dhe Presidenti iRepublikës Sergio Matarella, kryeministri Giuseppe Conte, si dhe arkitekti i urëssë re, Renzo Piano.
Komiteti i familjarëvetë 43 viktimave kanë informuar se nuk do të jenë të pranishëm në ceremoninë, në shenjë proteste ndaj vendimit të marrë nga qeveria italiane për dhënien përsëri të menaxhimit të urës së re në duar të kompanisë Autostrade Italia,aksioneri kryesor i së cilës është familja Benetton e akuzuar nga familjarët sipërgjegjësit kryesorë të keqmirëmbajtjes së urës Morandi e shkaktarët e kësajtragjedie që u mori jetën familjarëve të tyre.
Në krah të vendimit të marrë nga komiteti i 43 viktimave të Urës Morandi, janë rreshtuar dhe zjarrëfikësit e qytetit të Genovas dhe të rajonit të Ligurias që në shenjë solidariteti kanë pubikuar një letër të hapur ku mes të tjerash shkruajnë se "nuk ka asgjë për të festuar... Të dish të shfrytëzosh rastin nga tragjedia janë fjalë që i përkasin një klase dominuese sipërmarrëse e politike, që nxjerr fitime nga fatkeqësitë e tragjeditë."

Komiteti i familjarëvetë viktimave kanë informuar se nuk do jenë pjesë e ceremonisë së inaugurimit tëurës së re por kanë pranuar të takojnë në formë të rezervuar Presidentin eRepublikës Sergio Mattarella.
Ceremonia einaugurimit të urës së re do të jetë e limituar me pjesëmarrjen e 500personave. Mbi urë janë pozicionuar 43 shtylla ndriçuese në nderim të 43viktimave emrat e të cilëve do të lexohen gjatë minutave të heshtjes.
Mbi qiell aeronautikaitaliane do të dhurojë sfondin e ngjyrave bardhë e kuq, simbol i Genovës nënmelodinë e këngës në dialektin xhenovez kompozuar nga këngëtari i njohuritalian Fabrizio De Andre "Creuzza de ma".
Për realizmin e versionit të ri të këaj kënge kanë marrë pjesë artistët më të mirë italianë, Zucchero, Diodato, Gianna Nannini, Mauro Pagani, Giua, Vinicio Capossela, Vasco Rossi, Paolo Fresu, Vittorio De Scalzi, Jack Savoretti, Antonella Ruggiero, Francesco Guccini, Ivano Fossati, Ornella Vanoni, Giuliano Sangiorgi, Cristiano De Andre', Sananda Maitreya.

Ura "Genova San Giorgio"
Ura e re e quajtur "Genova San Giorgio" do të jetëzyrtarisht e hapur nga data 5 gusht 2020.
Ura e re e Xhenovas ështënjë projekt i arkitektit të njohur italian Renzo Piano, ka formën e një anije eështë e realizuar nga kompania italiane Fincantieri e specializuar në ndërtimine anijeve të mëdha Coricere.
Ajo është e ndërtuar e tërënë një strukturë çeliku e përbërë nga 19 pjesë, e gjatë rreth 1067 metra, ku janëpërdorur rreth 18 mijë tonë çelik.
Ura mbështetet mbi këmbëbetoni e çeliku dhe është e pajisur me isntrumenta e sensorë që lejojnë tëkontrollohet çdo ditë mirëmbajtja e strukurës, dhe duke hyrë në brendësi tësaj.
Giuseppe Bono, menaxherii Përgjithshëm i kompanisë që ka realizuar punimet e Urës në një videokonferencë ku ishte e pranishme dhe RTV Ora informoi se "ura është një vepërkomplekse e bazuar në një tekonologji majft të avancuar. Garancia e sigurisë sësaj sipas akritektit të projektit Renzo Piano është rreth 1000 vite. 19 panelete strukturës janë prej çeliku e të realizuara në kantieret e Financierit nëXhenova, në Castellamare di Sabbia e në Verona. Panelet më të mëdha peshojnë 3mijë tonë e janë të gjata rreth 100 metra."
Paneli i fundit i çelikuti gjatë 45 metra u montua në paraditen e datës 28 prill 2020.
Sipas menaxherit të Përgjithshëmtë kompanisë realizuese, "për përfundimin e strukurës në kohë rekord uimpenjuan natë e ditë një skuadër prej 200-300 punëtorëëh e teknikësh e dritat ekantierit nuk janë shuar as dhe një orë."
"Ky është modeliItalia i punës, nuk është një mrekulli realizimi i shpejtë i kësaj ure, por ështëmodeli i punës made in Italy" tha për mediat arkitekti Renzo Piano.