Skandalet e Veliajt, si e favorizoi firmën e burrit të punonjëses së Bashkisë
Skandalet e Veliajt s’kanë të sosur. Veç lejes për ndërtim në rrugën e Kavajës, firma e bashkëshortit të punonjëses së Bashkisë u përfshi edhe në ndërtimin e këndit të lojërave te Liqeni.
Bashkia e Tiranës ka firmosur një kontratë sipërmarrjeme kompaninë Startek shpk më 20.07.2020, duke i dhënë 682 m2 sipërfaqë të sajën.
Sipas marrëveshjes, Bashkia do të përfitojë vetëm40% të ndërtimit.
Bashkia i kishte përfituar këto pasuri në periudhën2017-2018, përmes disa vendimeve të kalimit të pronësisë nga Këshilli iMinistrave, për t’u përdorur në fushën e zhvillimit dhe planifikimit tëterritorit.
Ndërkohë me anë të vendimit të miratuar në vitin2018 “Për përcaktimin e procedurës dhe negocimin me zhvilluesit privatë qëshprehin interesin që të bashkëpunojnë me Bashkinë e Tiranës, nëpërmjetmarrëveshjes së sipërmarrjes/shkëmbimit për pronat në pronësi të saj”, i jep tëdrejtë Bashkisë e Tiranës të japë pronat e saj për zhvillim bizneseve private,sipas modelit të Partneritetit Publik-Privat.
Sipas investigimeve edhe pse kjo kompani është hapurnë 23 nëntor të 2012 është e favorizuar në masë nga Bashkia e Tiranës pasi nuk ështëhera e parë që ka fituar tendera.
Sipas burimeve mësohet se kjo firmë ndërtimi është efavorizuar për shkak të bashkëshortes së tij e cila është punonjëse në BashkinëTiranë.
Në vitin 2016 kompania Startek ishte një ndërkompanitë e cila ndërtoi parkun e Liqenit Artificial konkretisht këndin e lojravepër fëmije.