Skandali me RTV Orën, Meço: Procedura të paqarta, prezenca e FNSh pranë zyrave terror për punonjësit
Passkandalit të SPAK me RTV Orën dhe Ora News, ka reaguar dhe moderatorja SonilaMeço.
Përmesnjë postimi në Facebook ajo shkruan se mënyra se si është ndjekur, si dheprezenca e efektivëve të FNSh dhe RENEA në ambjentet e RTV Orws, shton terrorintek të gjithë punonjësit.
Postimi i plotë:
Personalishtndodhem për të disatën herë në situatën, në të cilën media ku punoj, vihet nënsekuestro preventive, apo tentohet të mbyllet.
Shumë gjëra kammësuar nga kjo përvojë, megjithëse çdo herë betejat nuk i kemi zgjedhur ne,punonjësit e medias, por janë nisur nga lart.
2 gjëra mëvijnë në mendje me ngut...
1. Nëprecedentin e ndodhur 5 vjet në parë sekuestrimi i televizionit u konsideruadëm dhe mbyllja e tij sulm politik. Ndoqi ritmin e vet, atë të drejtësisë. Edheprocesi aktual do të ndjekë udhën e tij, por me gjithë precedentin ndodh tësekuestrohen media me lehtësi të jashtëzakonshme dhe në procedura të paqarta.
2. Në kaq vite,në media kanë ardhur të gjithë, kanë qënë aty me fjalët më të mira e urimet përpunë të dobishme nga gazetarët. Nëse në 3 gusht 2020, në kulmin e një zhegupërcëllues, kur një pjesë punonjësish kanë nisur pushimin e merituar, Forcat eNdërhyrjes së Shpejtë, me armatim të rëndë rrethojnë me pamje terrorizuese njëmedia, kujt dhe si po i jepet mesazhi? Pronarit jo e jo, do mjaftontesekuestrimi i llogarive personale deri në justifikim të pasurive. Aty punojnënjerëz, që nën presion politik kanë, që prej dy vjetësh, të paktën qëkursepunoj aty. Si ka mundësi vepron drejtësia në një kahje, tek pronari, por le nëmëshirë të fatit punonjësit, që presin drejtësi në SPAK? Pra terrori shkon tekgazetarët e të gjithë ata, që punojnë në profesionin e tyre.
Më kujtohet si u lanë pa punë 500 punonjës në zhegun e tmerrshëm të 5 viteve më parë. Sot po të njëjtët dhe gjithë shqiptarët do paguajmë kusuret e arbitraritetit. Më shumë se dhuna shtetërore, ndjell keq heshtja e njerëzve.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News