Biberaj: Sulmi ndaj TV Ora dhe Ora News nga shteti bandit në grahmat e fundit, goditje ndaj fjalës së lirë

Në njëintervistë për Ora News, ish-deputeti i PD-së Aleksandër Biberaj tha se sulmindaj televizionin Ora dhe Ora News është natyra e një pushteti që është nëgrahmat e fundit.

Për Biberajn,mazhoranca duket se e ka humbur toruan dhe po sulmon median e lirë.

Aleksandër Biberaj: Më bëri përshtypjeprania e forcave speciale në hyrje të televizionit tuaj, por kjo është natyra enjë shteti kriminel dhe bandit që ishte në grahmat e fundit. Patjetër që qytetarëtqytetarët duhet të ngrihen për të mbrojtur demokracinë. Po ecim në rrugëkomplet negative. Mesa duket, mazhoranca që qëndron në pushtet me votat evjedhura të vitit 2017, e ka humbur gjakftohtësinë dhe ka humbur çdo ligje merealitetin. Tani mesa duket kanë nisur edhe sulmin ndaj medias së lirë. Fundi ipushteti agravon pushtetin e tyre.

Biberaj thase kjo të kujton juntat ushtarake dhe regjimet kriminale. Ai shtoi se duhet tëreagojë politika dhe ndërkombëtarët.

Aleksandër Biberaj: Kjo nuk ështënjë situatë normale dhe të kujton regjimet kriminale dhe juntat ushtarake. Ne nukkemi demokraci, se po shkojmë drejt diktaturës. Për këtë rast duhet të reagojëpolitik, faktori ndërkombëtar dhe të gjithë shoqatat e institucionet që merrenme të drejtët e njeriut, sidomos ato që merren lirinë e medias, sepse pamjet qëpash nuk janë aspak normale.

Pushteti po sulmon dy radiostacioni që kanë qenë një zë i lirë për shumë shqiptarë. Ky është një sulm që i bëhet medias së lirë. Trafikantët janë rrugëve, janë të lirë, i shohim përditë. Elbasani është bërë si far west. Dihet se mandatet e dyta degjenerojnë në këtë farë feje.  

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News