Lubonja: Rama sapo ka filluar, SPAK po bën goditje selektive
Pas sekuestrimit të pronave të presidentit të “Yldon Media Grup”, YlliNdroqi, ka reaguar dhe analisti Fatos Lubonja, i cili gjatë një interviste përNeës24, ka shprehur se Rama po i thotë bizneseve të bëhen me të dhe do përfitojnënga amnistia fiskale, në të kundërtën do të kenë SPAK-un nga pas.
“SPAK po jep sinjale selektiviteti, goditja e televizionit, nuk po hyj te jeta e Ylli Ndroqit. Por nga ana tjetër bëhen amnisti fiskale, nëse do amnisti fiskale hajde bëhu me mua, nëse do SPAK nga mbrapa dil kundër meje. Ky sapo ka filluar tani, përdorimi i drejtësisë, kapja e medias. Kemi shenja të një regjimi që po shkon gjithnjë e më afër autoritarizmit”, është shprehur Lubonja gjatë intervistës.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News