Dështimi i sekuestrove të bujshme, SPAK refuzoi 80 dosje të dërguara nga OFL

Sekuestrimete kryera nga policia e shtetit në emër të ligjit Antimafia por edhe Forca e Ligjit,kanë dështuar në shumicën e rasteve gjatë trajtimit në prokurori dhe nëgjykata. Më shumë se 80 kërkesa të dërguara nga OFL, janë refuzuar në rrugëgjyqësore me motivacionin se kanë qenë të paplota ose të pa bazuara në ligj. Qënga nisja e Operacionit Forca e Ligjit, nga 243 pasuri të kërkuara përsekuestro nga ana e OFL, SPAK ka miratuar vetëm 102 prej tyre. Ndërkaq përgjatëkëtyre viteve janë konfirmuar vetëm 2.5% e pasurive të sekuestruara.

Parashikimet e zymta të komunitetit të juristëve përrrezikun e shkeljes së të drejtave të njeriut nga Operacioni Forca e Ligjit dhesekuestrimet policore, duket se po rezultojnë reale.

Të paktën një e treta e sekuestrimeve të kryera ngaana e policisë janë rrëzuar nga SPAK ose nga gjykata duke rezultuar jo vetëm tëpa bazuara në prova e në ligj, por edhe në kundërshtim me aktin normativ tëqeverisë që i dha policisë kompetencat e gjykatës dhe prokurorisë.

80 kërkesa për sekuestro të hartuara nga ana eagjentëve të Operacionit Forca e Ligjit janë refuzuar.

Kërkesat e rrëzuara kanë të bëjnë me 37 pasuri tëpaluajtshme dhe 43 automjete, të cilët i ka refuzuar me argumentimin se janëbërë në kundërshtim me aktin normativ.

Përgjatë 6 muajve të punës së OFL-së, në SPAK janëdërguar për vendim sekuestroje 243 pasuri, por SPAK ka pranuar vetëm 102 prejtyre.

Këto pasuri janë 31 prona të paluajtshme dhe 71raste automjetesh.

SPAK ka shqyrtuar deri më tani vetëm 25 raste tëcilat kanë të bëjnë me vendosjen e sekuestros së 37 pasurive, nga të cilat ngatë cilat 8 të paluajtshme dhe 29 të luajtshme (automjete).

SPAK kërkon ne GJKKO konfiskimin e 5 pasurive tesekuestruara nga OFL.

Për 5 te tjera është kërkuar zgjatje te afatit pasii ka kaluar afati 4 mujor i parashikuar nga Akti Normativ qe duhet tëpërfundojë gjykimi.

Sekuestrimi i pasurive të bandave kriminale duket sembetet "thembra e Akilit" për drejtësinë shqiptare edhe pse aksionetë tilla reklamohen me bujë nga policia e prokuroria.

Prej vitit 2011 kur ka nisur zbatimi i ligjit Antimafia,vetëm 2.5 % e pasurive të sekuestruara konfiskohen pasi provohen si tëpaligjshme ndërsa pjesa tjetër i rikthehet pronarëve të mëparshëm.

Për këtë problematikë autoritetet shprehen se tëpaktën 70 % e rasteve të cilat kërkohen për konfiskim rrëzohen nga gjykata.

Prej vitit 2011 kur ka nisur dhe zbatimi i ligjit Antimafiajanë rreth 1300 raste të verifikimeve dhe kërkesave për sekuestrim të pasurive,ku nga ana e gjykatës janë miratuar vetëm 67 prej tyre.