Isa Myzyraj: Media e presidentit Ndroqi ka refuzuar të bëhet palë me matrapazët, pushtetarët dhe kriminelët

Gazetari Isa Myzyraj ka reaguar përmes një postimi në“Facebook”, pas sekuestrimit të pasurisë së presidentit të “Yldon Media Grup”.

Ai është shprehur se nuk po sulmohet Ylli Ndroqi,një qytetar i Republikës së Shqipërisë, por po sulmohet presidenti i një medie qëfaktikisht është ndër më opozitarja në vend, që ka refuzuar të bëhët palë mematrapazët, pushtetarët dhe kriminelët që i kanë pirë gjakun këtij vendi.

Mëtutje ai shton se të gjithë gazetarët e kanë për detyrë, të mbrojnë RTV Ora Neësdhe kolegët e tyre.

Postimi i plotë:

“YlliNdroqi ka qenë aty për vite me radhë, Ligji Antimafia, Nr. 10 192, datë3.12.2009 ka qenë aty që në vitin 2009; pra para 11 vitesh.

Pretendimet se YlliNdroqi, është peshku më i madh në Shqipëri, janë absurde por jo të paprituradhe surprizë.

Regjimet hibride, oseato autoritare janë të prirur që të sulmojnë median e gazetarët, në ҫdo kohë,sidomos kur shohin se media dhe gazetarët janë vëretë rrezik për ta.

Ngjarjet e fundit ndajPresidentit të RTV ORA, dhe Ora Neës, janë ngjarje ҫuditërisht shpresëdhënësepër gazetarinë shqiptare, por fakte të rënda për demokracinë dhe Shqipërinë.
Janë shpresëdhënëse pasi gazetarët dhe media, ka nisur tanimë duke e bërë punëne saj, kundër pushtetit, ҫdo lloj pushtetit, të gjithëve, dhe po shihen sikërcënim nga hajdutët, matrapazët e kriminelët.

Janë të rënda përdemokracinë dhe Shqipërinë, pasi nuk po sulmohet Ylli Ndroqi, një qytetar iRepublikës së Shqipërisë, por po sulmohet Presidenti i një medie, që faktikishtështë ndër më opozitarja në vend, që ka refuzuar të bëhët palë me matrapazët,pushtetarët dhe kriminelët që i kanë pirë gjakun këtij vendi.

Pradaj, nëse edhemediat tjera nuk duan që tu shkojë Policia me Maska në redaksi, sot ky pushtet,e nesër kushdo pushtet që do të vije, atëherë këto media dhe të gjithëgazetarët e kanë PËR DETYRË, të mbrojnë jo Ylli Ndroqin, por RTV Ora Neës, dhekolegët e tyre.

Është e qartë që lufta nuk është mes Drejtësisë dhe një krimineli, por është mes Padrejtësisë, dhe Fjalës së Lirë”.

Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News