Dukati në dorë të të moshuarve, qytetarët probleme me ujin e pijshëm
Dukat fshati si dhedukati i ri dhe turistik tashmë i kanë mbetur të moshuarve, thuajse iboshatisur këtë vitë edhe pa turistë për shkak të pandemisë së covid 19.
Në rrugicat efshatit rralë takon ndonjë banorë, teksa shumica e shtëpive tashmë tëboshatisura.
Largim masiv ipopullisë kryesisht në moshë të re, të zhvendosur drejt Vlorës apo shtetevefqinje, të cilët më pas kanë transferuar jasht Dukatit edhe familjet e tyre.
"Situata me ujin është problematike. Pushteti na ka lënëprapa neve se duke qenë se jemi pak popullsi, kanë investuar në Orikum".
"Kemi ujë të mbytemi dhe uji nuk na vjen".
Shkak kryesor ilargimit të popullsisë sipas banorëve është mungesa e vendeve të punësimit,skamja dhe kushtet e këqija ekonomike.
Dukati merr gjallërivetëm gjatë sezonit turistik, por edhe këtë vit Dukati mbetet pa shpresë, përshkak të covid 19 e cila ka bërë që turistët të mungojnë në fshat për këtë vit.
"Kudo brezi i ri është larguar. Ka ikur në emigracionnë vende të tjera për shkak të mungesës së punës. Këtu dhe blegtoria është lënëpas dore".
Paradoksi në Dukat ështëse sipas banorëve fshati kufizohet me dy burime atë të Çkës dhe Llogorait poruji i pijshëm në shtëpitë e banorëve mungojnë, vjen me orar dhe shpeshherë indotur.
Energjia elektrikesipas banorëve në ditët me reshje shiu dhe erë të fortë ndërpritet duke i lënëfshatrat përreth në terr të plotë.
Të tillaproblematika i kanë detyruar banorët e fshatit të largohen drejtë një jete më tëmirë
Dy fshatrat eDukatit si Dukat Fshati por edhe Dukati i ri ose ndryshe Dukati Turistik vuajnëlargimin e popullsisë.
Më konkretisht nëDukat fshat më parë kanë qenë diku tek 350 familje teksa tashmë kanë mbetur140, ndërsa në Dukatin e Ri më parë jetonin mbi 650 familje teksa tashmë kanëmbetur 250- deri në 300 të tilla.