Taksisti 71-vjeçar vritet me armë zjarri në Fushë Prezë

Një i moshuar është vrarë me armë zjarri pasditen e të hënës (3 gusht) pranë kryqëzimit të rinasit.

71 vjeçari, Abdullah Budlla i cili qëndronte në këtë vend si çdo ditë tjetër është qëlluar me armë zjarri.

Ndaj viktimës janë shtënë të paktën 8 herë duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa autorët të cilët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje janë larguar në drejtim te pa ditur.

Budlla me profesion taksistqëndronte në automjetin e tij tip "Renault Skenic", por njëtelefonatë e mbërritur në celularin e tij e ka nxjerrë në jashtë makinës duke rënënë priten e autorëve të cilët mendohet të kenë qenë dy persona.

Të shtënat me armë janë dëgjuar ngakalimtarët dhe banorët e zonës të cilët kanë njoftuar policinë. Blutë embërritur në vend ngjarje fillimisht dyshuan se është vetëvrasje por paskqyrjes se ngjarjes u faktua se 71-vjeçari është vrarë.

Ekzekutimi i Budllës është kryerpranë një gomisterie por për policinë është e vështirë sigurimi i pamjeve tëkamerave të sigurisë pasi bizneset nuk i disponojnë.

Hetuesit kanë marrë dëshminë epersonave që kanë qenë të pranishëm në vendngjarje, ndërsa janë ngriturkontrolle në disa prej akseve kryesore në afërsi të aeroportit të rinasit.

Gjithashtu janë bërë disa shoqërimenë polici, por deri më tani asnjë person nuk është i dyshuar nga ana epolicisë.

Policia është duke verifikuar ndonjëkonflikt të 71-vjeçarit ndërsa është përjashtuar pista e vrasjes për grabitje.

Grupi hetimor gjithashtu është dukeverifikuar dhe aktivitetin e djalit të viktimës i cili ndodhet në Itali.