Sulmi ndaj RTV Ora, Sokolaj: SPAK ka rënë me këmbët e vetë brenda, nuk zbaton OFL dhe KÇK
Redaktori i departamentit të lajmeve në RTV Ora dhe Ora News, Trashgim Sokolaj e ka konsideruar të turpshëm vendimin e SPAK për sekuestrimin e pasurive të Presidentit të Yldon Media Group, ylli Ndroqi.
Ai shprehet se kyvendim vjen vetëm pak muaj pasi RTV Ora dhe Ora News nuk pranon të marrëmateriale të gatshme nga zyrat e shtypit të qeverisë dhe sidomos të Bashkisë sëTiranës.
Sipas Sokolajt, SPAKka rënë vetë me këmbët e veta me këtë vendim të marrë pasi ajo po lë pa zbatuarOFL-në dhe KÇK-në për të zbatuar ligjin e antimafias të vitit 2009.
Sokolaj: Ky moment vjen pas disa muajve kur ne kemi vendosur që të mos pranojmë materiale të gatshme dhe të servirura, jo vetëm nga qeveria por kryesisht nga Bashkia e Tiranës dhe të jemi një sy kritik, por jo nga zyra dhe jo një sy kritik sa për të kritikuar. I japim një zë qytetarëve. Çdo ditë kamerat e Ora News dhe RTV Ora kanë shkuar në çdo lagje të Tiranës, çdo pallat, me rastin e tërmetit kemi shkuar në çdo familje të dëmtuar. Dhe gjendet një pretekst, një episod i vitit 1998 për të cilin, institucionet dhe gjykatat, Interpoli, policia është shprehur dhe e kanë plotësuar dhe arkivuar sipas procedurave të Kodit Penal të Shqipërisë me argumentin se këto prona tashmë mund të tjetërsohen në vitin 2020. Kemi një njoftim të SPAK që bie vetë me këmbët e veta, sepse ka lënë pa zbatuar OFL, KÇK, dhe ka zbatuar ligjin e antimafias të vitit 2009. Kanë gërrmuar aq shumë për të gjetur disa paragrafë për këto veprime.
Pavarësisht sa absurde konsideron vendimin, Sokolaj thotë se kjo çështje do të ndiqet deri në fund nërrugë ligjore dhe se do të apelohet vendimi i SPAK.
Sokolaj: Që kur është hapur kjo media, që nga dita e parë, të gjithë e dimë që tatimet i kanë bilancet aty. Nuk kanë nevoja hetimi tatimor të vijë të inspektojnë. Të kontrollojnë bilancet dhe më pas të dalin në konkluzione. Si mund të merret një vendim gjykate që mendon gjyqtarja që disa vite përpara ajo nuk i kishte bërë mirë llogaritë me lekët që kishte në çantën e saj. Ne do të ndjekim rrugën ligjore, të apelimit. Do paraqesim ato prova dhe ato fakte që disponohen. Ne jemi gazetarë dhe do të vazhdojmë sërish punën. Kush mendon se jemi të trembur e ka shumë gabim. Është përdorur shumë herë për tu rikthyer. Nuk ju pëlqejnë lajmet që transmetohen në Ora News.
Lexoni të gjitha lajmet:Goditje politike ndaj RTV Ora dhe Ora News