Demalia: Bashkëpunimi i SPAK me Veliajn, kryebashkiaku kishte hapur fjalë që do të arrestohej Ndroqi
Në njëintervistë për Ora News, analisti Ilir Demaliaj tha se vetëm dy muaj më parë,ai kishte kontaktuar me një person të afërm të kryebashkiakut Veliaj.
SipasDemilajt, ai i kishte thënë që mos të merret me Presidentin e Yldon MediaGroup, Ylli Ndroqi pasi do të arrestohet së shpejti.
Me këtë,Demaliaj hedh dyshime mbi lidhjen e prokurorisë së posaçmeantikorrupsion, SPAK me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Demalia: Nuk pushonte celulari nga mesazhet, kanë arrestuar Ylli Ndroqin. Për mua nuk ishte ndonjë gjë e re. Dua ta theksoj sot dhe kur të vijë koha do ta them dhe emrin. Një njeri i afërt i Erion Veliajt, kam edhe mesazhet, i cili ka dhe ai një gazetë, para dy muajsh më ka thënë mos u merr me Ylli Ndroqin se do të arrestohet shumë shpejt. Unë nuk do të hyjë këtu.
Po ç'lidhje ka dhe sa serioze është SPAK-u dhe çfarë pune bën dhe çfarë detyrimi ka të informojë Erion Veliajn për arrestimin e Ylli Ndroqit.
Këtu SPAK-u ka rënë në kurth. Këtu ka bërë një hakmarrje ndaj Ylli Ndroqit për interesat e Erion Velisë dhe Edi Ramës.
Ora News është i vetmi televizion që po mban gjallë zërin opozitar që po thotë të vërtetën dhe po nxjerr skandalet e njëpasnjëshme të qeverisë Rama dhe kryetarit të Bashkisë së Tiranës. Pasi Edi Rama ka vënë për fund të gjithë mediat duke i korruptuar dhe duke i blerë. "
Lexoni me shume: Sulmi ndaj RTV Ota e Ora News