A shkakton rrjeti 5G koronavirus? Shkencëtarët e kanë një përgjigje
Studiuesit kanë hapur nje debat duke pretenduar setransmetimi 5G rrit rrezikun e koronavirusit.
Në fillim të këtij muaji, një ekip ndërkombëtarpublikoi një raport në “PubMed” , duke thënë se rrjeti mobile 5G nxit qelizatnjerezore për të krijuar virusin. Ata pretendojnë se qelizat tona të lëkurësveprojnë si antena dhe thithin sinjalin, i cili më pas dërgohet në qelizat etjera dhe formohet virusi.
Punimi origjinal u shkrua nga studiuesit nëUniversitetin Gugliemo në Itali gjithashtu edhe në Universitetin Qendror tëMichiganit në SH.B.a.
Në fjalinë e parë të abstraktit të tyre, thuhej sevalët 5 milimetër janë ‘zhytyr nga qelizat dermatologjike’ dhe luajnë rolinkryesor në prodhimin e koronavirusit në qelizë.
Sipas tyre kjo nënkupton që vendet me shpërndarjenmë të lartë të valëve 5G do të kishin numrin më të lartë së të infektuarëve meCovid-19.
Sidoqoftë, rastet më të shumta me virus janë parë në qytete, por kjo lidhet medendësinë e popullsisë dhe jo praninë e aparateve 5G.
Por anëtarët e komunitetit shkencor e panë këtë studim meshumë dyshim. Studiuesit nuk kishin kryer ndonjë eksperiment dhe vetëm kishinpublikuar figura të çuditshmedhe formula me pamje mbresëlënëse, por nuk bazoheshin në diçka konkrete.
Për më tepër, në të kaluarën, ekipi ka kryer eksperimente tëçuditshme, siç janë dekapitimi i qindra zogjve për të demonstruar se mund tëjetojnë pa kokën e tyre.
Më 24 korrik, PubMed, baza e të dhënave në të cilën upublikua raporti, njoftoi se po tërhiqte studimin.