Shkencetarët portugezë shpikin maskën e fytyrës që “vret" Covid-19
Shkencëtarët në Portugali pretendojnë se kanë bërë njëpërparim të madh në teknologjinë e mbrojtjes nga Covid-19.
Ata kanë projektuar një maskë të re për fytyrën menjë shtresë të veçantë për të cilën thonë se ndihmon për të"çaktivizuar" koronavirusin e ri kur bie në kontakt me pëlhurën.
Ekipi thotë se ky efekt mbrojtës mbetet i njëjtëedhe pas 50 larjes, duke e bërë maskën shumë të ripërdorshme.
“Vendosjae maskës mund të zvogëlojë njësitë infektive të virusit me 99% në gjysmë ore”,tha Pedro Simas nga Instituti i Mjekësisë Molekulare në Lisbonë (IMM), një ngavirologët që ka punuar për këtë dizajn.
Ai këmbëngul që maska në përgjithësi, e kombinuarme masa distancimi shoqëror, janë ndryshuesi i lojës.
"Këto viruse transmetohen përmes pikave të frymëmarrjes, me diametër rreth një milimetër. Pra, çdo pengesë që ndalon qasjen e këtyre pikave të mëdha në sistemin tuaj të frymëmarrjes është shumë e efektshme", është shprehur Pedro Simas.
Përbërësi aktiv i këtyre maskave është testuar ngaInstituti Francez Pasteur de Lille kundër virusit H1N1 dhe rotavirusit, nga ku kadalë i suksesshëm.
Për ata që shqetësohen për veshjen, mbulesa efytyrës është e certifikuar nga OEKO-Tex, që do të thotë se nuk përmbansubstanca të dëmshme dhe është e sigurt për përdorim njerëzor.
"Unë e di se nuk është e rehatshme,është shumë agresive, por është një mjet shumë i rëndësishëm, një sakrificë shumë e vogël për të shpëtuar jetë", ka thënë Pedro Simas.