Ekspertët tregojnë rrezikun e madh që na kanoset nëse vendosim maskën poshtë mjekrës

Kur mbani një maskë në fytyrë, ju tundoheni shpesh herë ta vendosni atë poshtë mjekrës gjatë kohës kur hani, pini apo bisedoni.

Eksertët kanë zbuluar arsyen e rëndësishme pse nuk duhet ta mbani kurrë maskën tuaj poshtë mjekrës.

Shërbimi i Ambulancës Lindore Midlands ka postuar një grafik që shpjegon më qartë këtë çështje.

Grafika tregon se kur keni maskën e fytyrës mbihundë dhe gojë, qafa juaj është e ekspozuar, domethënë çdo pikë që përmbanvirusin mund të zbresë në qafën tuaj. Kur vendoset maska në qafë, pjesa ebrendshme do ndotet dhe kur ta vendosni sërish në hundë dhe gojë, do të prekeninga çdo bakter, mikrob dhe virus.

Shërbimi i Ambulancës Lindore Midlands këshillon që nëse keni nevojë të lëvizni maskën tuaj për të ngrënë, pirë ose biseduar, duhet ta hiqni atë plotësisht.