Covid-19, Koni: Europa Lindore dhe Ballkani rritën transparencën kur BE miratoi planin e rimëkëmbjes

Shqipëria vijon të përballetme një situatë kritike, përsa i përket pandemisë Covid-19, teksa numri irasteve të reja dhe viktimave, rritet dita ditës.

Për mjekun urolog Artan Koni, në vendet e Europës Lindore dhe Ballkanit, ku bën pjesë dhe Shqipëria, ka pasur mungesë transparence lidhur me shifrat e rasteve dhe viktimave në pikun e pandemisë.

I ftuar në ''RTV Ora'', ai tha se kjo transperencë filloi të rritej, në momentin kur Bashkimi Europian, miratoi planin e rimëkëmbjes ekonomike ndaj Covid-19.

Artan Koni: ''Në fillimin e kësaj pandemie, Europa Lindore dhe Ballkani sikur ishin më të stepur për të bërë një transparencë totale ndaj rasteve dhe ndaj numrit të vdekjeve. Kishin një diferencë shumë të madhe krahasuar me pjesën tjetër të Europës, edhe përsa i përket rasteve e numrit të vdekjeve. Më pas, erdhi ndihma e Bashkimit Europian, ky plani afatgjatë i ndihmës, dhe besoj se nga kjo ndihmë e kanë rritur transparencë, çka mendoj se është diçka e mirë. Mesa është thënë është një plan ringritjeje i cili do ngrihet në kohë, por nuk është lekë cash që do u jepet vendeve.''