Covid, situata mbetet shqetësuese: 6 viktima e 117 raste të reja, 114 në spital
Vazhdojnë të mos njohin ulje numrat e Covid-19 në vend.
Në 24 orët e fundit janë shënuar 117 raste tëreja, ndërkohë që janë regjistruar 6 viktima.
Kjo e çon në 144 numrin e vdekjeve në total dhe atë të të infektuarve në 4880.
Ministria e Shëndetësisë bën me dije se janë kryer 500 testime për persona të dyshuar.
Ndërkohë situata në spitale shfaqet shqetësues ku 114 persona janë të shtruar, 19 në terapi intensive dhe 3 të intubuar.
Të vdekur - Fatkeqësisht nuk e kanë fituar dotbetejën me sëmundjen në spitalin Covid2 “Shefqet Ndroqi” 6 qytetarë: Një 49vjeçar nga Shkodra, një 54 vjeçar nga Mirdita, një 58 vjeçar nga Tirana, pasëmundje të tjera. Si dhe një 56 vjeçar, një 68 vjeçar dhe një 76 vjeçare, ngaTirana, me sëmundje bashkëshoqëruese.
Të shtruar - Aktualisht në spitalin Infektiv dhe spitalin “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 114 pacientë, 19 janë në terapi intensive dhe 3 pacientë janë të intubuar
Mes të infektuarve është dhe një fëmijë 3 muajsh në Sarandë
Testime dhe raste - Ju informojmë për situatënepidemiologjike në 24 orët e fundit: Janë kryer 500 testime për të dyshuar tëprekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 117 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve - 63 raste në Tiranë, 10 nëDurrës, 8 në Fier, nga 4 raste në Kukës, Has, nga 3 raste në Krujë, Lushnje,nga 2 raste në Korçë, Elbasan, Kavajë, Tepelenë, Divjakë, dhe nga 1 rast nëShkodër, Kurbin, Lezhë, Vlorë, Mirditë, Mallakastër, Përmet, Sarandë, Dibër,Himarë, Klos, Shijak.
Të shëruar - Gjatë 24 orëve të fundit janëshëruar 63 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 2745, që nga fillimii epidemisë.
Ministriae Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën thirrje qytetarëve të ndjekinsistemin e referimit: Telefononi në numrin unik të Urgjencës Kombëtare 127 nësekeni shenja të sëmundjes, dhe në linjën e gjelbër 0800 40 40 për informacionrreth Covid19 apo këshillim psikologjik
COVID-19– Statistika (27 Korrik 2020)
Testimetotale 39183
Rastepozitive 4880
Rastetë shëruara 2745
RasteAktive 1991
Humbjejete 144 (Qarku Tiranë 76, Shkodër 22,Durrës 19, Fier 6, Elbasan 5, Kukës 4, Vlorë 4, Korçë 3, Dibër 2, Lezhë 2,Berat 1)
Shpërndarjagjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 1082
Durrës 230
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 83
Fier 72
Korçë 67
Elbasan 48
Kukës 44
Berat 29
Gjirokastër 21
Dibër 17