Korçë, transportuan emigrantë të paligjshëm, prangosen 4 persona

Vijon operacioni policor i koduar "Perimetri"ku policia ka goditur një rast i veprimtarisë kriminale në dhënie e ndihmësshtetasve të huaj për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.

Vihen në pranga 4 shtetas të cilët po transportonin7 emigrantë të paligjshëm, njëri prej të cilëve gjatë ndjekjes nga policia nukiu bind urdhrit të punonjësve për të ndaluar.

“Strukturatpër Hetimin e Krimeve në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, në bashkëpunimme Policinë Kufitare, shërbimet e FRONTEX-it, Policinë Rrugore dhe Komisariatine Policisë Pogradec, në vijim të operacionit policor "Perimetri",goditën një tjetër rast të veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmështetasve të huaj, për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, meqëllim dërgimin e tyre drejt vendeve të BE-së. Si rezultat i të cilit u bëkapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: M.Ç., 19 vjeç; Ç. B., 25 vjeç; M.L., 22 vjeç dhe F. Q., 27 vjeç, banues në Durrës.” –njofton policia.

Dy mjete po transportonin emigrantë tëpaligjshëm nga Devolli në drejtim të Tiranës.

Mjeti tip “BMË”, me drejtues shtetasin M. L.,brenda të cilit ndodheshin edhe shtetasit Ç. B., dhe F. Q., si dhe mjetin tip“Audi” me drejtues shtetasin M.Ç., brenda të cilit ndodheshin 7 emigrantë tëpaligjshëm, të cilit i kanë bërë me shenjë të ndalonte por ky i fundit nuk iubind urdhrit të punonjësve të policisë dhe është larguar me shpejtësi.

Ai në fshatin Blacë, Pogradec, është përplasurme një mjet tip furgon duke shkaktuar dëme materiale.

Shtetasi F. Q., duke qenë në rolin eorganizatorit të këtij aktiviteti kriminal, në bashkëpunim me 3 shtetasit etjerë, kundrejt fitimit prej 300 euro për person, iu kishin premtuaremigrantëve të paligjshëm, kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së.