Erisa Xhixho: Pse jam kundër ndryshimeve të njëanshme kushtetuse si “Punë Shqipërie” në 6 ditë?
Ishte 21 Prill i vitit 2008 kur një marrëveshje ebërë branda natës për ndryshime kushtetuese do të kuptohej me vonë nga tëgjithë skeptiket që shkatërroj funksionimin e shtetit demokratik i cili dallonnga ai komunist pasi bazohet në parimin e ndarjes së pushteteve.
U ndryshuan brenda natës parimet baze mbi të cilat ajo mbeshtetetej, parimi ikontrollit e balances së pushteteve duke forcuar rolin e Kryeministrit memocionin e besimit dhe mosbesimit, duke dobësuar rolin e Presidentit si kreu ishtetit i cili tashmë do të mund të zgjidhej nga Parlamenti me shumicë tëthjeshtë dhe dekretet e tij mund të rrëzoheshin nga Parlament jo më me shumicëtë cilësuar por me një shumicë të thjeshtë. Mbi të gjitha u ndryshua sistemitzgjedhor ku pushtetit i emerimit të deputetëve do përqëndrohej në duart eKryetarit të partisë në përpilimin e listave të cilat do ishin të mbylluara.Deputeti do të humbte identitetin dhe kontaktin me votuesin pasi do t’imjaftonte “ ta mbante mirë me Kryetarin” për të siguruar një karrige nëParlament.
Nëatë kohë LSI dhe një grup intelektualesh krijuan Komitetin për Mbrojtjen eKushtetutës ku me mijëra qytetarë të angazhuar do të kuptonin që në atëperiudhë plot 12 vjet përpara rrezikun që i vinte vendit nga ato ndryshime tëasaj nate të zezë.
Do të zhvillihej një greve urie brenda sallës së Parlamentit për 10 ditë nëmënyrë që të ndaloheshin ato ndryshime ogurzeza për vendin.
Do të ishte përsëri protagonisti i sotëm Edi Rama që do të bënte të pamundurënqë ato ndryshime të ndodhnin padyshim sëbashku me PD e cila i kishte lenë letërtë bardhë për ndryshimin e sistemit duke ditur frikërat e tij për zgjedhjet elira e të ndershme.
Ndryshimetkushtetuese të 2008 që u bënë brenda një nate pasojat i vuajmë ende sot.
E frika e madhe është se përsëri ndryshimi i njëanshëm i Kushtetutës akoma më ikeq se 2008 do e vuajmë të gjithë e mbi të gjitha brezat që do të vinë.
Kushtetutaeshte ligji themelor i një vendi është kontrata që shteti bën me qytetarët kusecila palë merr përsipër të drejtat e detyrimet e saj në një shtet demokratik.
Padyshim që me kalimin e kohës edhe mund të përmirësohet apo të ndërhyet në të,por tradita e politikës shqiptare fatkeqësisht ka treguar që ndërhyrjet në tëpërveçse kanë deformuar frymen e saj të miratuar në vitin 1998 me referendumpër qëllime ngushtësisht të interesetit personal politik asnje dobi përqytetaret nuk ka sjellë.
Ndajgjithë shqetesimi është që historia të përsëritet e pas disa vitesh tëvazhdojmë me analiza se si këto ndryshime në 6 ditë pa konsensus, pagjithëpërfshirje, pa një debat të hapur të ekspertëve të fushës, pa referendumtë kenë dëmtuar të ardhmen europiane të vendit, të ardhmen e një brezi të tërëqë ende shpreson se ky vend mund të bëhet .
Enese më pyesni a jam për listat e hapura?
Pergjigjja ime eshte PO , si një e re që ka qënë protagoniste në 2008 sepsebesonte se listat e mbylluara do kufizonin lirinë e qytetarëve për të zgjedhurpërfaqesuesin e tyre në Parlament , ndersa listat e hapura do ishin jetike përmeritokraci , llogaridhënie dhe përgjegjshmëri për secilin nga deputetët që doduhet të përballeshin çdo 4 vjet me gjykimin e qytetarëve dhe jo thjesht tëkryetarëve.
Këtë besoj edhe sot.
Nukka sisteme zgjedhore jo demokratike për këtë biem të gjithë dakort, por zbatimii sistemeve në vende të ndryshme me demokraci të konsoliduar apo hibride bën qësistemi të keqpërdoret nga vullneti i klases politike.
E sot pas 11 vitesh që aplikojmë këtë sistem kemi mundësi të bejmë një analizë.
Ky sistem që kemi Proporcional Rajonal me Lista të mbylluar aplikohet dhe nëSpanjë dhe aplikimi korrekt i saj ka bërë që demokracia të funksionojë.
Le të bejmë një analizë të dy sistemeve dhe çfarë kemi mësuar nga implementimii këtij sistemi në kushtet e vendit tonë.
1-Sistemi Proporcional Rajonal me lista të mbyllura i jep mundësi partisë që tëpropozojë intelektualë, të rinj, gra e vajza pra figurave të reja të cilët do ekishin të veshtirë të përfaqesoheshin në një sistem mazhoritar të paster kurperballja direkte favorizon padyshim njerëz me influencë në burime njerëzore ,financiare dhe eksperiencë në politikë . Krijon mundësi përfaqesimi në gjithëterritorin . Është një sistem i thjeshtë e i shpejtë votimi pasi votuesi votonvetëm siglen politike dhe gjithashtu numurimi apo administrimi është i thjeshtëduke bërë që rezultati i zgjedhjeve të dal shpejtë. Kërkon një demokratizim tëpartive politike në përzgjedhjen e kandidatëve për deputet dhe vullnet epërgjegjshmëri maksimale të Kryetarit të partisë që listat të jenë sa më tëkonsoliduara, përfaqësuese . Kërkon një pjekuri politike e demokratike tëkonsoliduar që të mund të zbatohet në frymen e qëllimin e këtij sistemi.
2-ProporcionalRajonal me Lista te Hapura.
Ka avantazhet e qellimet e sipërpërmendura por me disa dallime.
Së pari vërtet lista e kandidatëve për deputet propozohen nga Kryetari ipartisë i cili niset nga premisa të ndryshme në përpilimin e saj. Por këtëlistë e shpalos në gjykim final tek qytetarët të cilët kanë mundësi tërirendisin listën me të preferuarit tyre duke bërë që depueteti mos këtë vetëmshqetësimin e raporteve me kryetarin por mbi të gjitha me qytetarët dheangazhimet e drejtpërdrejta me ta si vendimarrës kryesorë në demokracinëpërmjet fuqisë së votës.
Së dyti për ata që thonë që sistemi i administrimit komplikohet ose zgjatet nëkohë për mua nuk përbën asnjë problem për sa kohë arrihet qellimi final qëështë aksesi i qytetarëve në përzgjedhjen e deputetëve të tyre .
Nësei referohemi kushteve të Shqipërisë dhe çfare prodhojë ky sistem i zbatuar nga2009 më lejoni të ndalem në disa momente.
Sëpari qellimi i këtij sistemi nëse i kthehemi vitit 2008 ishte pikerisht që tëkishte më shumë përfaqësim të intelektualeve, grave e të rinjve të cilet ekishin thuajse të pamundur në sistemin mazhoritar- proporcional ( paanashkaluar deformin që ju bë dhe atij sistemi me fenomenin e Dushkut) , pra tëhapej politika karshi elites së vendit , te evitohej deformimi i vullnetit tëqytetarëve nëpërmjet moszbatmit korrekt të sistemit të vjetër dhe përfaqësimi ishoqërisë të ishte më i drejtë nëpërmjet sanksionimit të kuotës gjinore.
Poçfarë ndodhi?
Ky sistem i ri zgjedhor i dalë nga marrëveshja e 2008 i bashkërenduar me krimine organizuar dhe paratë e pista të drogës, me fenomenin e shitblerjes së votësdo të bënte që persona me rekorde kriminale të hynin në Parlament , qëdeputetët të shnderroheshin në individë pa ide , pa fuqi për të kundërshtuarKryetarin e partisë pasi kostoja do të ishte përjashtimi nga kandidimi nëzgjedhjet e rradhës, deputeti u shkëput nga zona pasi qytetarët dhe angazhimetpër ta nuk kishin më rëndësi por jetike u bë marrëdhënia me Kryetarin .
Prandaji vetmi ndryshim që mund të bëhet sot me konsesus padyshim është hapja elistave 100% me sistemin që kemi aktualisht , duke ruajtur koalicionet dhegjithë konfigurimin e sistemit proporcional rajonal.
Vullneti i Kryetareve por edhe mekanizmat që u perfshinë në marrëveshjen e 5Qershorit do kenë sfidë që në zgjedhje të zhdukin përfundisht fenomenin eshitblerjes së votës, kriminalizimin e politikës .
Pasi të jemi të qartë çdo sistem demokratik zgjedhor me këto fenomene dështon edeformon vullnetin e qytetarëve e kësaj i duhet dhëne fund një herë e mirë.
Debatipër një ndryshim thelbësor të sistemit duhet të jetë pjesë e një debati tëgjerë nga Parlamenti që do të dali nga zgjedhjet e ardhshme , me publikun eekspertë e në fund t’i nënshtrohet votës popullore me Referendum .
Kjo proçedurë ndodh në çdo vend demokratik e ne duhet të mësohemi me këtëkulturë ligjvënëse si vend që aspiron BE e jo të ndryshojmë Kushtetutën brendanatës edhe pas 12 vitesh duke demostruar se nuk kemi avancuar aspak në kulturendemokratike por ende vazhdojmë me filozofinë e sundimit .
Të mos harrojmë për asnjë moment se kushti nr.1 për hapjen e negociatave është reforma zgjedhore me konsesus të gjerë e hapi më i rëndesishëm me marrveshjen e 5 Qershorit ku u adresuan rekomandimet e OSBE - ODIHR me ndërmjetesimin e faktorit nderkombëtar e coj vendin tone një hap para në proçesin e integrimit.
Ndaj cdo minim i asaj marrveshje me ndryshime të njëanshme të Kushtetutës dëmton mbi të gjitha vendin dhe të ardhmen tonë europiane.